E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mijëra emigrantë mësyjnë në atdhe

Sipas të dhënave më të fundit, në portin e Durrësit kanë hyrë së paku 6500 udhëtarë me anë të tetë trageteve të ardhura nga Italia.

Një pjesë e madhe e këtyre udhëtarëve janë shtetas nga Kosova që përdorin këtë port për të kaluar transit drejt shtetit të tyre. Në këtë port, po punohet 35 sportele.

Edhe në portin e Vlorës, situata është thuajse e njëjtë, ku rreth 2 mijë persona kanë hyrë mëngjesin e sotëm. Mijëra persona kanë hyrë orët e fundit në pikat kufitare me Greqinë, ku për shkak të fluksin të madh ka pasur radhë të gjata me tre deri në katër orë pritjeje për të kaluar.

Të paktën 8 mijë persona kanë hyrë në vend gjatë orëve të fundit si dhe rreth 3562 automjete. Pala shqiptare po punon me 9 sportele kurse ajo greke me 3. /Start/

                                                                                             2011-12-25 12:05
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›