Korçë, abuzuan me të miturën, në pranga dy të rinj

Rikthehen skandalet seksuale në qytetin e Korçës. Një 13-vjeçare është mbajtur peng për 24 orë nga dy të rinj të cilët kanë abuzuar seksualisht me të.
Denoncimi është bërë nga e mitura e cila e shoqëruar nga prindërit ka treguar edhe identitetin e akuzuesve të saj.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, policia ka bërë të mundur prangosjen e dy të rinjve Juljan Troka 24 vjeç dhe Kostandin Kreka 18 vjeç si të dyshuar për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me 13-vjeçaren me inicialet F.L.
Nga të dhënat bëhet e ditur se dy personat e arrestuar kanë patur edhe më parë marrëdhënie me të miturën ndërsa vajza i është nënshtruar edhe ekspertizës mjeko-ligjore.