E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti, Selimi në Nyrnerbg të Gjermanisë, takime me bashkatdhetarët dhe afarist

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me deputetin Rexhep Selimi, nënkryetarin e LVV qendra Gjermani Ibrahim Islami, kanë takuar bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Nyrnberg të Gjermanisë.
Nën organizimin e qendrës së LVV në Gjermanisë pika e Nyrnerbgut u mbajt ky takim që për qëllim kishte që qytetarët tanë të njoftohen për zhvillimet aktuale, politike në vend. Interesimi i qytetarëve tanë ishte i madh, u vrenjt shqetësimi i madh i tyre për problemet e mëdha që ka Kosova e zakonisht pyetjet shtroheshin për Mitrovicën dhe krijimin e autonomisë serbe brenda Kosovës.

Kurti premtoj se nëse LVV fiton besimin e qytetarëve do të bëjnë të pamundurën që kushtetua e vendit të ndryshohej dhe të hiqet neni 1.3 ku ndalon bashkimin e Kombit dhe tha se qytetarët tanë do të ndiejnë dorën e pushtetit kudo, por çdo herë në të mirën e tyre. Ndërsa deputeti Rexhep Selimi shprehu mirënjohjen e thellë të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kontributit të mërgatës shqiptare.

.Kurti foli për situatën politike, mërgatën shqiptare dhe sfidat e integrimit të saj në shtetin Gjermanë si dhe ndërtimin e urave bashkëpunuese . Kurti pohoi se Lëvizja Vetëvendosje ka hartuar Alternativën Qeverisëse të bazuar në 3 shtylla, shtetin zhvillimor, shtetin e së drejtës dhe shtetin social, e në 20 kapituj.

“Lëvizja Vetëvendosje zotohet dhe angazhohet ta realizojë këtë projekt por ajo ka nevojë për përkrahjen e popullit. Me këtë, Alternativë, do t'ia sjellim sovranitetin ekonomik Kosovës, pavarësinë politike vendit dhe mirëqenien e dinjitetin qytetarit”, ka thënë Kurti.

Delegacioni pati një takim me afaristë dhe bashkatdhetarë të Nyrnerbgut ku delegacioni bisedoi rreth problemeve të mërgatës shqiptare në Gjermani dhe Kosovë, dhe rreth Alternativës Qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›