E Diel, 1 Nëntor 2026

KGJK suspendon gjyqtarët

Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren-Departamenti për Krime Rënda, të ngritur ndaj Elmaze Fazliu, gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, njëkohësisht kryetare e panelit për lirim me kusht, znj. Irfane Bucinca-Rizvanolli dhe znj. Fidaije Zogaj, gjyqtare porote në Gjykatën Themelore në Prishtinë si dhe në bazë të rekomandimit të Zyrës së Prokurorit Disiplinor  me të cilën kërkohet suspendimi i menjëhershëm i tyre, Komisioni Disiplinor i Këshillit Gjyqësor të Kosovës me datë 09.09.2013, ka mbajtur një seancë dëgjimore të jashtëzakonshme dhe duke u bazuar në neni 34. paragrafi 2 i Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës vendosi që të gjithë gjyqtarëve t’i shqiptoj masën e suspendimit të përkohshëm nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit deri në përfundimin e procedurës penale ndaj tyre./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›