Krasniqi takim jashtë agjende me zyrtarët e UNMIK-ut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është takuar sot me shefin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif, jashtë agjentes zyrtare.
Indeksonline ka arritur të marr pamje nga ky takim, ku Krasniqi duket tejet i relaksuar.
Në një prononcim për Indeksonline, kryekuvendari Krasniqi tha se, me zyrtarët e UNMIK-ut ka biseduar për tema të ndryshme.
“Ishte drekë pune. Nuk kishim një temë të veçantë. Biseduam për të gjitha nga pak”, ka thënë shkurt Krasniqi./Indeksonline/