E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Thaçi e ka të sigurt pushtetin

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, thekson se të gjitha të këqijat që po i vijnë Kosovës kohët e fundit, janë si pasojë e mungesës së sovranitetit, ndërsa përfshirja e Kosovës në negociata me Beogradin, ai e quan tradhti.

Në një intervistë për “Zëri”, lideri i “Vetëvendosjes”, akuzon kryeministrin Thaçi dhe shokët e tij, si politikanë të pandreqshëm që kanë si qëllim përfitimin personal dhe jo çështjen kombëtare.

“Hashim Thaçi e ka të sigurt pushtetin aq sa është efektiv në procesin negociator dhe në atë të privatizimit”, ka thënë Kurti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›