E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia e shënoi ditën e fitores

Nga Express më 09 maj 2011 në ora 17:30

Rusia i ka shfaqur forcat e armatosura me armatimin më të mirë bërthamor, në paradën për kremtimin e 66 vjetorit të fitores ndaj Gjermanisë naziste.

Rreth 20 mijë trupa marshuan në Sheshin e Kuq në Moskë, duke përshëndetur presidentin Dimitri Medvedev dhe kryeministrin Vladimir Putin.

Armatimi i sofistikuar ushtarak kulminoi me shfaqjen e shkrepësve të raketave balistike interkontinentale, Topol-M.

Në fjalimin para trupave dhe të ftuarve, presidenti Medvedev tha se "Rusia sot qëndron fortë mbi parimet e bashkëpunimit paqësor".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›