E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti Vetevendosja e pergatitur per zgjedhjet e parakohshme

Lideri i Levizjes Vetevendosje Albin Kurti ka deklaruar se Vetevendosja ende nuk eshte regjistruar ne Zyren per Regjistrimin e Partive Politike prane KQZ-se por se nje gje te tille do ta beje shume shpejt dhe do te jete e gatshme per pjesemarrje ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kreu i levizjes Vetevendosja Albin Kurti gjithashtu ka bere te dituara edhe pergatitjet qe po behen per pjesemarrje ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare ne te cilat kjo levizje do te marre pjese per here te pare.

Ne zgjedhjet e parakohshme ne do te jemi plotesisht te pergatitur dhe te gatshem qe te marrim pjese. Deri me tani nuk jemi regjistruar por te gjitha ceshtjet procedurale te domosdoshme per pjesemarrje tone ne zgjedhjet e ardhshme ne do ti kryejme se shpejti dhe me kohe. Per sa i perket ceshtjes se kandidimit tim ka nje kunderthenie midis Kodit Penal te Kosoves dhe Ligjit mbi zgjedhje dhe ka mendime te ndryshme lidhur me kete nga e eksperteve juridik prandaj nuk ka nje qendrim te qarte as nga ana e organeve perkatese lidhur me mundesine e ketij kandidimi ka thene Kurti duke theksuar qe nuk eshte mire te paragjykohet se cili do te jete rezultati final i kesaj.

Ndonese data e sakte e zgjedhjeve ende nuk eshte caktuar drejtues te Vetevendosjes theksuan se jane duke finalizuar programin politik dhe ekonomik ne te cilat jane te paraqitura te gjitha bindjet dhe orientimet e tyre themelore per ceshtjet politike ekonomike dhe shoqerore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›