E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu Sacutedo kete bisedime per veriun e Kosoves

Ish-presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu hodhi poshte ne menyre kategorike mundesine qe ceshtja e veriut te Mtrovices te diskutohet ne bisedimet e pritshme Kosove-Serbi.

Sipas Sejdiut integrimi i qytetit te ndare te Mitrovices duhet te mbeshtetet ne planin e Ahtisarit i cili sugjeron krijimin e nje komune te re ne veri qe do te udhehiqet nga serbet por qe do te ishte nen juridiksionin e Prishtines.

Institucionet e vendit nuk kane nje plan alternativ per Mitrovicen pervec atij te ish-ndermjetesit te OKB-se per statusin Marti Ahtisari deklaroi Sejdiu gjate nje vizite ne Mitrovice ne cilesine e kryetarit te Lidhjes Demokratike te Kosoves.

E kam thene edhe kur kam qene President se Kosova eshte e gatshme te bisedoje me Republiken e Serbise ne te gjitha temat qe jane ne interes te qytetareve por gjithmone duke pasur parasysh raportin e bisedave mes dy shteteve sovrane.

Nuk do te bisedohet asnjehere per ceshtjen e statusit per ceshtje qe kane te bejne me integritetin e vendit ri-rregullimin e brendshem te vendit sikur qe ka insistime por tema qe jane te larmishme. Per shembull pse te mos bisedohet per lirine e levizjes per bashkepunimet ekonomike per parandalimin e krimit te organizuar apo per probleme rajonale u shpreh Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›