E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti Vetevendosja synon bashkimin Kosove-Shqiperi

PRISHTINE-Edhe kur te marre pushtet Albin Kurti premton te mbetet i njejti. Njeriu qe nuk pranonte sistemin bashke me Vetevendosjen levizje te cilen e drejton ka vendosur ti hyje gares per tu vene ne krye te shtetit duke garuar ne zgjedhjet e 12 dhjetorit por ka thene se nuk po shkon ne institucione per te ndryshuar veten. Po shkon per ti ndryshuar institucionet.
Ne nje interviste per kosovaren Koha Ditore Kurti qe pritet ti prije listes se kandidateve per deputete te levizjes Vetevendosje ka deklaruar se fitorja e tyre nuk paraqet fitore te njerezve por te konceptit te Vetevendosjes.
Pasi ka kembengulur qe Kosova duhet ta kete te drejten ne vetevendosje ka shprehur qellimin e ndryshimeve kushtetuese qe duhet bere. Posacerisht te nenit qe ia ndalon Kosoves bashkimin me ndonje shtet tjeter. Bindja qe ka shprehur eshte se bashkimi i Kosoves me Shqiperine perben interes ekonomik dhe te sigurise.

Fitorja e levizjes Vetevendosje nuk do te jete thjeshte fitore e njerezve te saj por fitore e konceptit te Vetevendosjes ka thene ai. Kurt eshte kategorik Ne kerkojme qe Kosova ta kete te drejten ti bashkohet nje shteti tjeter perkatesisht Shqiperise. Kjo e drejte paraqet aspektin e jashtem te se drejtes per vetevendosje. Mbi te gjitha le te mos harrojme qe populli shqiptar qe eshte shumice dermuese eshte pjese e kombit shqiptar i cili eshte ndare padrejtesisht nga te tjeret nje shekull me pare. Kufijte qe i ndajne shqiptaret jane kufij te dhunshem dhe nuk do te duhej qe ne ti trajtonim thuajse jane tanet eshte shprehur ai.

Ne kete interviste Albin Kurti ka dhene dhe arsyet pse nuk do te hynte ne asnje rrethane ne koalicion me partite qe deri tani kane hyre dhe dale nga qeveria dhe ka treguar kushtet qe kane per te bashkeqeverisur me ndonje parti qe akoma se ka kerkuar pushtetin.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›