E Shtunë, 31 Tetor 2026

UGK i shqetesuar per gjendjen e mediave

Prishtine 5 nentor - Unioni i Gazetareve te Kosoves UGK paraqitet tejet i shqetesuar me gjendjen e lirise se shprehjes ne Kosoves pas publikimit te Raportit me te ri te Progresit te Komisionit Evropian qe ka te beje me lirine e mediave.

Ne nje deklarate te posacme per shtyp ky organizem eshte shprehur se kjo gjendje e mediave eshte e patolerueshme dhe duhet te intensifikohen perpjekjet per ngritjen e lirise se shprehjen dhe permiresimin e lirise se veprimit te gazetareve ne menyre qe Kosova te shenoj progres ne raportet e ardhshme.

Unioni i Gazetareve te Kosoves UGK ka ngritur vazhdimisht zerin per gjendjen e veshtire ne te cilen po kalojne mediat nderkaq ka bere kerkese dhe perseri kerkon qe te ndermerren hapa te menjehershem nga institucionet vendore dhe nderkombetare per permiresimin e kesaj gjendje citon deklarata.

Duke shtuar se koheve te fundit jane shtuar presionet mbi mediat por nuk kane munguar as kercenimet ndaj ekipeve te mediave dhe gazetareve. Prandaj UGK i ka bere thirrje institucioneve kompetente dhe perserit thirrjen qe njerezit qe kane penguar dhe e pengojne fjalen e lire te vihen para drejtesise dhe te marrin denimin e merituar.

UGK konsideron se liria e shprehjes eshte njeri nder kriteret per anetaresimin e vendit tone ne strukturat euroatlantike prandaj duke pas parasysh kete UGK bene thirrje per plotesimin e ketij standardi. Ai u ben thirrje kolegeve gazetare qe per asnje moment te mos lejojne qe ti nenshtrohen presioneve politike mirepo ne vazhdimesi ta ngrejne zerin per lirine dhe mundesine e veprimit te tyre perfundon deklarata ne fjale.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›