E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu nuk terhiqet nga kandidatura

Gara ne LDK

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike te Kosoves Fatmir Sejdiu ka mohuar spekulimet e mediave se ai do te heqe dore nga kandidatura per kryetar te LDK-se njofton Telegrafi.8232Pas takimit qe pati me anetaret e Kryesise se LDK-se ai tha se vazhdon te mbetet pas qendrimeve te deklaruara me heret se do te vazhdoje ta respektoje statutin e partise ne lidhje me kandidaturat. I pyetur nese ka ndermend te terhiqet nga gara per ti lene vend kandidimit te Isa Mustafes Sejdiu tha se kjo gje do te behet publike shume shpejt. Ish-presidenti i vendit po ashtu eshte takuar edhe me kryetarin e Prishtines Isa Mustafa mirepo nuk jane dhene detaje rreth ketij takimi. LDK-ja kete te diel do te mbaje Kuvendin VII zgjedhor te partise ku do te zgjidhen organet e reja drejtuese pershire edhe kryetarin e partise. Kreu aktual i partise Fatmir Sejdiu ka thene se do te jete kandidat per te parin e LDK-se ndersa Isa Mustafa e mban pezull qendrimin e tij lidhur me kandidimin.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›