E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kurti dhe Rama marrëveshje për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

PRISHTINË, 20 dhjetor/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Zyra e shtypit e qeverisë së Kosovës bëri të ditur se me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›