E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti flet për takimin me Hamzën: Do të flasim në Kuvend e Qeveri për këto çështje

PRISHTINË, 6 tetor /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur nëse sot do të ketë takime të reja për çështjen e presidentit dhe nëse do të thirret ndonjë seancë e Kuvendit.

Ai tha se për këto tema flasin nga Kuvendi e Qeveria.

“Flasim prej Kuvendit e Qeverisë për këto çështje”, u përgjigj ai shkurtimisht, raporton KosovaPress.

Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›