E Shtunë, 31 Tetor 2026

IKMT bllokon dy automjete me material drusor pa dokumentacion në qarkun Shkodër

TIRANË, 6 tetor/ATSH/ Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka bllokuar dy raste të transportit të paligjshëm të materialit drusor në rrugët automobilistike të qarkut Shkodër. Kreu i IKMT-së, Afrim Qëndro tha sot se “gjatë patrullimeve të punonjësve të Drejtorisë Rajonale Shkodër në aksin Koplik-Dedaj Razëm, në vendin e quajtur Bzhedë u konstatua një mjet tip “IFA” i cili po transportonte material drusor të llojit ah, të pashoqëruar me dokumentacion tekniko-ligjor që vërteton origjinën e mallit”. Sipas tij, edhe në aksin rrugor Koplik-Reç-Dedaj, në vendin e quajtur Fshati Reç, u konstatua një mjet tjetër tip fugon i ngarkuar me lëndë drusore pa dokumentacion. IKMT kreu veprimet ligjore për të dy rastet bashke me bllokimin e mjeteve dhe sasisë së lëndës drusore e cila u vu në dispozicion të bashkisë Malësi e Madhe. IKMT vijon kontrollet dhe monitorimin në akset kryesore rrugore pranë zonave pyjore, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e shfrytëzimit të paligjshëm të masiveve pyjore dhe mbrojtjen e fondit pyjor. 1 nga 5 /k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›