Kurti kërkon takim me Hamzain për çështjen e Presidentit

PRISHTINË, 20 prill /ATSH/ Kryeministri Albin Kurti, pas dështimit të marrëveshjes për presidentin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se vendi po shkon në zgjedhje të reja.
Ai tha se “nuk mund të ketë një zgjidhje që mohon zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar”.
Kurti konfirmoi ofertën që ka bërë Abdixhikut për bashkëqeverisje si dhe kryetarin e Kuvendit, por tha se u refuza nga kryetari i LDK-së.
Lideri i LVV-së nuk tha se të njëjtën ofertë mund t’ia bëjë PDK-së, megjithëse shtoi se i ka shkruar një sms për takim kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.
/KosovaPress/