TEHERAN – Pezeshkian: Trump nuk ka të drejtë të na mohojë përfitimet e energjisë bërthamore

TEHERAN, 20 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan thotë se Irani nuk duhet ta përdorë fuqinë e tij bërthamore, por nuk shpjegon se çfarë krimi është ky. Çfarë pozicioni keni në botë që mund ta privoni një komb nga të drejtat e tij ligjore? iu drejtua Trumpit presidenti iranian Masoud Pezeshkian.
“Sipas parimeve humanitare, të gjithë duhet të gëzojnë të drejtat e tyre legjitime dhe ne kërkojmë që Irani të trajtohet në mënyrë të drejtë në sistemin ndërkombëtar”, shtoi ai.
“Trump nuk ka të drejtë të mohojë të drejtat e një populli dhe të pretendojë se Irani nuk mund të përfitojë nga e drejta e tij bërthamore”, theksoi ai.
“Pozicioni ynë themelor bazohet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Ne nuk kërkojmë të zgjerojmë rrethin e luftës; ne nuk kemi filluar luftëra ose konflikte dhe nuk kemi sulmuar asnjë vend. Ne nuk kemi ndërmend të sulmojmë asnjë vend dhe po ushtrojmë të drejtën tonë ligjore dhe legjitime për vetëmbrojtje”, shtoi ai./ /os/