Kurti në Kuvend dy orë para seancës, nuk komenton takimin me Bedri Hamzën

PRISHTINË, 28 shtator /ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është paraqitur sot në zyreat e Kuvendit të Kosovës, dy orë para seancës plenare që është parashikuar të nis në orën 11:00.
Në dalje nga parlamenti, ai u pyet për takimin e mbrëmshëm me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, por refuzoi të flasë.
Bashkë me Kurtin, nga Kuvendi drejt Qeverisë u pa duke shkuar, edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.
Ky i fundit ka qenë pjesë e negociatave që shefi i Vetëvendosjes bënte me LDK-në për çështjen e presidentit.
/KosovaPress/