E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurti, nje film ruso-amerikan me teme shqiptare

Regjisori vizionar Paul Kurti, sjell per publikun boteror filmin “Right To Love” (E drejta per te dashuruar). Filmi pati nje sukses te jashtezakonshem ne premierat ne New York ne dhjetor 2012 dhe janar 2013. Me 2 mars 2013 filmi do shfaqet dhe ne Moske, Rusi. Flitet per personalitet famoze dhe VIP-at qe do marrin pjese ne kete premiere.

Skenari u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjine Cerkeze, nga Kaukazi Verior. Filmi eshte i pari produksion rus i nje filmi amerikan ne anglisht. Filmi ka dhe dialog ne shqip dhe shumica e aktoreve jane emra te njohur te kinematografise shqiptare dhe te huaj. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodor Buloukos interpretojne ne kete film me regji te Paul Kurtit.). “Me kontaktoi Amina pasi kishte degjuar dhe pare filmat e mi te shkurter. Ajo kishte shkruar nje skenar dhe muziken per nje film, nje histori mjaft personale per te. Nje nga personazhet kryesore te filmit eshte shqiptaro-amerikan dhe meqe dhe une jam nga Shqiperia mund ta kuptoja me mire kete kulture,” shpjegon regjisori Paul Kurti.

Paul Kurti eshte nje regjisor shqiptaro-kanadez. Nipi i aktores shqiptare Tinka Kurti, ai rritet me nje interes te thelle ne forma shprehese vizuale, duke perfshire vizatimin, arkitekturen dhe filmin. Ka studiuar regji ne New York Film Academy. Ka krijuar disa video muzike dhe filma te shkurter, duke perfshire filmin "Restless Wanderer" me te cilin ka fituar cmimin Yobi Film. Filmat e tij jane shfaqur ne festivale si WILDsound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival (Shqiperi) etj. Ne vitin 2012 drejton filmin e tij te pare me metrazh te gjate "E Drejta per te Dashuruar", i cili perfshin nje grup te larmishem e nderkombetar aktoresh.

Nje pasion tjeter i tij eshte udhetimi, ka udhetuar ne mbi 25 vende, per te njohur kultura, pejsazhe dhe njerez te ndryshem. Ndikimi i tij me i madh ne fushen e filmit eshte regjisori gjerman Werner Herzog. Ai beson ne krijimin e imazheve dhe tregimeve qe nxisin diskutimin dhe shqyrtojne nivelet me te thella te se vertetes.

Cila eshte historia e filmit “Right to Love” (E Drejta Per te Dashuruar)?

Filmi tregon historine e Amines (Amina Zhaman), nje aktore Cerkeze-muslimane, e cila shkon ne New York me ambicie per te interpretuar ne skenat e Broadway. Ajo bie ne dashuri me Tonin (Shpend Xani), nje biznesmen Shqiptaro-Katolik, por familja e tij nuk e pranon dhe mundohet ta prishe lidhjen e tyre.

Ne siperfaqe duket si nje histori moderne e Romeo dhe Xhulietes, por ka shume elemente qe e bejne kete histori te vecante dhe unike. Filmi ben shume pyetje - sa jemi ne te gatshem te sakrifikojme per te ndjekur endrrat tona? Do sakrifikonim familjen, karrieren, dashurine tone? Pse disa njerez vazhdojne te gjykojne te tjeret ne baze te kombesise dhe te fese se tyre? A eshte nje mentalitet grupi apo ndryshon ne cdo individ ne baze te pervojes se tyre? Do ndryshojne ndonjehere keto paragjykime?

Historite qe me interesojne mua jane ato te cilat nuk japin pergjigje, por bejne pyetje. Une perpiqem te analizoj nje histori nga te gjitha pikepamjet e personazheve, madje edhe atyre qe s'jane pozitive. Me pas eshte ne dore te publikut te formuloje mendime ne baze te cfare u paraqit ne ekran. Nese filmi nxit bisedime, atehere per mua ka arritur sukses.

Ku eshte xhiruar filmi?

Filmi u xhirua ne New York gjate veres se vitit 2012. U deshen perafersisht 2 muaj pergatitje, 6 jave filmime dhe 5 muaj montazh. New Yorku eshte qyteti ku personazhi kryesor vjen me endrren per te interpretuar ne Broadway, dhe eshte gjithashtu nje qytet qe eshte ndertuar mbi endrrat dhe punen e brezave te shumte te emigranteve nga prejardhjet e kombesi te ndryshme. Ky qytet eshte i pershtatshem per kete film.

A mund te na flisni per zgjedhjen e aktoreve?

Amina Zhaman shkroi historine dhe gjithashtu interpreton rolin kryesor. Ne audicionet per rolin e Tonit, provuam disa aktore te ndryshem, por kur pame Shpend Xanin, menduam se ishte zgjedhja me e pershtatshme per rolin. Interpretimi i Shpendit eshte ndryshe nga Toni i skenarit, ai ka nje prani shume me intensive ne ekran. Megjithate, mendova se ishte nje ide interesante per personazhin, dhe kam kaluar mjaft kohe me Shpendin duke folur dhe perpunuar Tonin. Theodore Buloukos luan rolin e John Fisher, producenti qe ndihmon Aminen te interpretoje ne skene. Ai eshte nje aktor me shume pervoje dhe mjaft profesional dhe ishte nje kenaqesi te punoja me te. Aktore te tjere jane Luan Bexheti, Omar Chaparro, Ariot Myrtaj, Karina Ivanova dhe shume te tjere. Meqe ishte nje film indipendent, dhe koha dhe buxheti ishin te kufizuar, shpesh nuk kemi pasur shume kohe per prova. Por te gjithe aktoret e filmit e kuptuan kete sfide shfaqen gjithe aftesite e tyre para kameres.

Cfare momentesh te vecanta te filmit ju kane lene mbresa?

Skena kur Toni ballafaqohet me nenen e tij Maviola, me ka ngelur ne mendje. Kam qene me fat sepse kam pasur mundesi te punoj me Pavlina Manin, nje aktore e madhe qe kam pare dhe admiruar ne televizor. Mendoj se Pavlina Mani dhe Shpend Xani interpretojne marredhenien nene-bir ne nje menyre shume te fuqishme dhe te ndershem. Mendoj se pervojat e tyre personale i kane ndihmuar gjate interpretimit te kesaj skene. Eshte nje skene intensive, ku publiku here e perbuz dhe here e meshiron personazhin e Mavioles. Kjo ishte nje nga skenat e pakta qe kam shkruar dhe jam shume krenar per rezultatin perfundimtar.

Cila eshte pjesa juaj e preferuar e regjise?

Deri me sot, mendoj se akoma s'kam gjetur dicka tjeter qe me ben te ndihem vetvetja aq sa kur po bej nje film. Regjia eshte si te gjesh elementet e pershtatshme per te zgjidhur nje mister, ama te gjithat elementet duhet t'i pershtaten skenarit dhe filmit. Kjo perfshin vendet, aktoret, dialogun, levizjen e kameres etj. Gjithashtu besoj se filmi eshte i perbere nga ato momente te papritura dhe te paplanifikuara qe ndodhin gjate xhirimeve. Mund te jete nje ide, nje fjali e re, nje vend interesant, etj. Nje regjisor duhet te jete i after t'i kuptoje keto momente dhe t'i perdore per te miren e filmit. Mua me pelqejne mjaft keto sfida. Megjithate, sado qe me pelqen filmimi, mendoj se montazhi eshte vendi ku krijohet “magjia” e filmit, dhe gjithmone e pres me padurim periudhen e montazhit.

Cfare projektesh keni per te ardhmen?

Kam shkruar dy filma me metrazh te gjate, dhe jam duke kerkuar financime per t'i xhiruar. Tregojne histori njerezish qe per arsye te ndryshme jane disi te izoluar nga shoqeria. Ne te gjithe njohim njerez te tille, mund te jete ai fqinji i cuditshem qe banon ne kat te fundit, me te cilin nuk i kemi folur kurre, por une besoj se cdo person ka nje histori interesante qe ja vlen te tregohet. Kjo eshte gjithashtu arsyeja pse me interesojne dhe filmat dokumentare, dhe ndoshta nje dite me nje subjekt dhe histori te pershtatshme, do mund te bej nje dokumentar. Endrra ime me e madhe ama eshte qe nje dite te bej nje film me gjyshen time. Bisedoi: Ermira Babamusta, New York

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›