Meta: Heqja e tatimeve per importet e pagat, zhvillon biznesin Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, i ka cilesuar nismat e fundit te qeverise per heqjen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar per makinerite dhe heqjen e tatimeve per pagat deri ne 30 mije leke, si zhvillime qe do te ndikojne pozitivisht ne ekonomi. Ne takimet e zhvilluara dje ne nje fabrike te prodhimeve fasone ne qytetin e Durresit, Meta u shpreh se keto premtime, jane edhe pjese e “Planit per Veprim” te LSI, ne vitin 2009. “Nje tjeter premtim eshte heqja e TVSH-se per makinerite prodhuese, per te cilen njekohesisht edhe biznesi fason eshte mjaft i interesuar dhe shpresoj qe shume shpejt kjo mase te filloje zbatimin e saj. Dhe njekohesisht nje tjeter mase e rendesishme, besoj eshte heqja e tatimit per te ardhurat personale per pagat deri ne 30 mije leke te reja, qe do te thote qe kjo eshte nje fashe kur pothuajse te gjithe punonjesit ne kete sektor do te kene mundesi te perfitojne ne nje kuptim me te thjeshte nje page te 13-te ne vit”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta ka shtuar se mbeshtetja qe qeveria i ka dhene industrise se biznesit fason, synon jo vetem hapjen e vendeve te reja te punes, por edhe zhvillimin ekonomik dhe shtimin e produkteve qe mbajne firmen shqiptare. “Mbeshtetja e industrise fason, eshte nje prioritet shume i rendesishem per Levizjen Socialiste per Integrim dhe ka qene e tille prej kohesh. Ne “Planin tone per Veprim”, ne kemi pasur disa angazhime te rendesishme ne mbeshtetje te biznesit fason ne vendin tone, i cili eshte biznesi qe ka numrin me te madh te te punesuarve dhe ne kete drejtim, une dua te shpreh kenaqesine per disa masa, te cilat jane te realizuara dhe te tjera qe jane ne proces, qe ndihmojne qe ky biznes te ule kostot e tij dhe njekohesisht te perballoje konkurrencen e forte edhe rajonale edhe nderkombetare”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta shtoi se nje objektiv i rendesishem persa i takon industrise fason per te pasur nje cikel te mbyllur brenda vendit duke rritur produktet “Made in Albania”. “Kjo gje, qe do te beje te mundur rritjen e prodhimit vendas akoma dhe me tej, stimulimin e eksporteve dhe krijimin e markave “Made in Albania”. Ky eshte nje objektiv shume i rendesishem dhe strategjik, qe do t’i jape nje hov tjeter industrise fason dhe do shtoje vendet e reja te punes”, tha kreu i Levizjes Socialiste per Integrim ne takimin e zhvilluar ne nje biznes fason, ne qytetin e Durresit.