E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Heqje e çdo detyrimi fiskal për punësimin e të rinjve Rozeta Rapushi

Heqje te TVSH-se per te gjitha veglat dhe pajisjet qe perdoren nga fermeret, si dhe per plehrat kimike. Keto reforma, premtoi dje se do te ndermarre kryeministri Sali Berisha, para mbledhjes se grupit parlamentar demokrat. Sipas kreut te qeverise, mandati i ardhshem, kerkon qe reformat te prekin cdo qytetar dhe te ndikojne pozitivisht ne te ardhurat e tyre. “Le te marrim vendimin e kesaj jave per heqjen e TVSH-se, per te gjitha veglat, pajisjet, qe perdoren nga fermeret shqiptare, duke filluar nga bimet e rralla medicinale, tek kulturat e arave, duke filluar nga bimet aromatike ekzotike, tek arroret e ullishtat. Duke filluar nga bletet dhe perfunduar tek gjedhet. Pra, ky vendim i qeverise eshte nder me uniket, por ky vendim i jep nje nxitje te fuqishme prodhimit, zgjerimit, konsolidimit te biznesit ne fushat respektive dhe punesimit shume me te madh”, - u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij, ky vendim, do te shoqerohet me ligjin per perjashtimin e fidaneve, plehrave kimike, kimikateve qe perdoren per qellime te ndryshme ne fushen e bujqesise nga TVSH-ja, pra ne krijojme kushtet me lehtesuese, qe mund te ekzistojne per fermeret tane. Kjo fature, per kreun e qeverise, eshte te pakten 15 here me e madhe, minimumi sesa cdo te ishte akciza e naftes, e cila sic faktojne, skema rezultoi nje grabitje masive nga pushtetaret e naftes destinuar per fermeret. “Jo rastesisht dhe kjo pa qellim, kundershtari yne, ka mbetur me akcize, me projekte ne goje, sepse krahas akcizes jane bere gati dokumente, per te sjelle ne skene perseri caco-oilin, i cili jo fermereve, por edhe Llazarit, ia shperdoronte dhe vidhte naften. Imagjinoni ju tani, do te dale perseri kompania e partise cac-oil dhe te ushqeje partine me akcize. Jo, ajo nuk mund te ndodhe”, - ironizoi kryeministri. Nga ana tjeter, kreu i qeverise u ndal edhe tek te rinjte, duke theksuar se PD mbetet e hapur ne te gjitha drejtimet ndaj tyre. “Cfare kemi bere? Perfshirjen e tyre ne te gjitha mundesite tona ne te gjitha hallkat e qeverisjes, por mbi te gjitha ne rast se deri ne vitin 2005 qe erdhem ne pushtet, ne u dhame mundesi cdo te reje dhe te riu te ketij vendi, qe te provoje te shnderroje endrren universitare”, - tha Berisha, duke permendur se kundershtari i tij politik, Edi Rama, e ka sulmuar kete politike, e ka sulmuar nga pozita teresisht te sistemit te vjeter, ne te cilin, vetem nje grup i caktuar kishte te drejten e universiteteve, kurse 85-90 per qind e tyre kishin te drejten e shkolles bujqesore, te mesonin per fermen dhe kooperativen e tyre bujqesore dhe aty i mbanin prinderit, vetem e vetem se, nuk donin t’i fusnin direkt te njome ne bujqesi dhe te merrnin ate shperblim qesharak, qe merrnin per diten e punes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›