E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti paralajmëron protesta gjithë popullore

(E plotësuar)

Albin Kurti ka paralajmëruar: Po u bë kjo marrëveshje me 2 prill, atëherë ky tubim protestues vazhdon me demostratë gjithë popullore në Prishtinë.

----

 "Fjala asociacion në gjuhën shqipe përkthehet me fjalet fushatë e jo bashkësi. Ajo po përgatitet që të ndahet e jo të bashkohet kështu", ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, në Kosovë ne nuk kemi më vetëm kufij të jashtëm, por edhe të brendshëm.

"Mungesa e vigjilences së KFOR-it në qershor 99 ka rezultuar me uren e ndarjes së Mitrovicës", tha ai.

Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, para protestuesve tha se, pjesa më e dëmshme e decentralizimit etnik është asociacioni i komunave. “Nuk bënë të ndahet Mitrovica në dy komuna, është një Mitrovicë”, ka thënë Kurti.

 -----

Shpend Ahmeti, nga Vetëvendosje, ka deklaruar se, Mitrovica është qyteti më i vafrër në Evropë. Në vend që të flasim qysh me kriju vende të reja të punës, Hashim Thaqi shkon në Bruksel që ta varfërojë edhe më shumë Kosovën.

------

Protestuesve ende nuk u është drejtuar askush me ndonjë fjalim. E tëra që po degjohet janë parullat e protestuesve. “Jo Kosovë dhe veri, bashkim me Shqipëri”, “Jo negociata Vetëvendosje”.

------

Derisa sheshi po mbyshet me protestuës, helikopterët e KFOR-it po e monitorojnë situaten nga ajri. 

------

Tashmë sheshi “Mehë Uka” në Mitrovicë është mbushur me protestues.
Qindra qytetarë po presin krerët e Lëvizjes Vetëvendosje! që t'u drejtohen atyre, për të filluar protesta.

Disa nga figurat e kësaj lëvizjeje kanë mbërritur te caku i protestës. Atu janë parë Glauk Konjufca, Aida Derguti, sekretari, Dardan Molliqaj, etj.

Sheshi po buçet nga këngët patriotike, ndërsa mbi urën e lumit Iber po qëndrojë forca të shumta policore të Njësisë Speciale të Kosovës.

Ndërkohë, shihet që Vetëvendosje ka angazhuar dhjetëra aktivistë për mbarëvajtjen e protestës. Ata janë të identifikuar më nga një shirit të kuq të lidhur në krah.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, protesta është organizuar me qëllim që të kundërshtohet nënshkrimi i një marrëveshje të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë me 2 prill në Bruksel. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›