Oroshi: Prizreni është qyteti im i zemrës

Shqiptari nga Kosova, Nue Oroshi, premton se nëse zgjidhet deputet në asamblenë e Kielit të Gjermanisë nuk do të mungojë angazhimi i tij për të ndihmuar qytetin e Prizrenit. “Prizreni është qyteti im i zemrës. Ka njerëz të mrekullueshëm dhe punëtor. Unë asnjëherë nuk do ta ndalem që ta ndimoj qytetin tim”, tha Oroshi për “PrizrenPress”.
Oroshi është i pari shqiptar që garon në zgjedhjet e Kielit të Gjermanisë. Ai në nëntor të vitit të kaluar ka fituar kandidaturën brenda partisë së CDU-së për deputet në asamblenë e Kielit. Oroshi, përbrenda partisë ka arritur të fitojë ndaj kundërkandidatit, Dirk Schrödter.
Para se të kandidojë për deputet të Kielit të Gjermanisë, Oroshi ka qenë këshilltar i Asamblesë Komunale në Prizren. Ai ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra e këshilltarit Komunal në Asamblenë e Prizrenit në prill të vitit të kaluar.
Oroshi ishte pakënaqësie për mënyrën e shpërndarjes financiare për përkrahjen e komuniteteve si dhe për ndryshimin e logos të Lidhjes së Prizrenit, e cila është edhe identifikim i këtij qyteti historik.
“Edhe pas dorheqjes sime kam organizuar me 28 Nëntor 2012 pikërisht në 100 vjetorin e Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë një sesion mbarkombëtarë shkencor, ku kanë marrë pjes mbi 70 studiues nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora”, tregon Oroshi.
Ai premton se nëse zgjidhet deputet në asamblenë e Kielit të Gjermanisë, fillimisht do të tentojë të bëjë vllazërimin e Kielit me Prizrenin. “Janë përafërsisht me numër të njejtë të banorëve qyteti i Kielit me Prizrenin”, tregon ai.
Ai tha se projektin për bashkëpunimin e këtyre dy qyteteve, e ka të shkruar edhe në gjuhën gjermane. “Projektin se si do ta ndimoj qytetin tim Prizrenin e kam të shkruar edhe shqip, por edhe gjermanisht. Një pjesë të ketij projekti e kam paraqitur edhe në Asamblenë e Komunës së Prizrenit, por nuk eshtë aprovuar asnjëherë. Tani pas zgjedhjeve lokale në Prizren dhe ndryshimit të qeverisjes, do të hapën mundësit që ky qytet t’i kthehet definitivisht orientimit evropian. Jemi në Evropë dhe duhet të shkojmë drejtë Bashkimit Evropian”, tha Oroshi. /Indeksonline/