Kurti:Kosova po përjeton ditët më të këqija

Lideri i Lëvizjes "Vetëvendosje", vazhdon të akuzojë Hashim Thaçin dhe qeverinë e tij për gjendjen e përgjithshme në vend. Ai madje shkoi edhe më larg duke thënë se Kosova sot është në ditët e saj më të këqija që nga shpallja e pavarësisë.
Kurti duke folur në kuvendin zgjedhor të qendrës së kësaj lëvizjeje në Kaçanik, tha sa "Vetëvendosje" do të vazhdojë të veprojë brenda institucioneve dhe jashtë tyre për të parandaluar nënshkrimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe shitjen e ndërmarrjeve publike.
"Negociatat e intensifikuara me Serbinë, qeveria e Kosovës do t`i kishte bërë marrëveshjet shumë më herët po të mos ishte lëvizja "Vetëvendosje". Kjo nuk do të thotë se nuk do t`i bëjnë ato për shkak se sot e kemi "Vetëvendosjen", ka deklaruar Kurti.