E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurum ndërpret aktivitetin, 700 punëtorë nisin protestën

ELBASAN- Rreth 700 punëtorë të kompanisë së industrisë së rëndë Kurum International, e cila administron Metalurgjikun e Elbasanit, kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit për pezullimin e punës dhe ndërprerjen e kontratave nga kjo kompani.

Ata kanë bllokuar rrugën në qendër të qytetit duke kërkuar normalizimin e furnizimit me energji elektrike, që siguron vazhdimësinë e aktivitetit të kompanisë.

“Kryeministrit i bëjmë thirrje të ulet urgjent me sindikatën për paketën antikrizë, për të shpërtuar punëtorët, për të shpëuar pronarët, për të shpëtuar biznesin dhe për t’ju kthyer punës me dinjitet. Të ngrijë ligjin për energjinë elektrike”, deklaruan punëtorët.

Një ditë më parë kompania Kurum International njoftoi pezullimin e punës për rreth 3 muaj dhe ndërprerjen e kontratave me 700 punëtorët e saj, për shkak të problemeve në furnizimin me energji elektrike.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›