E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ voton Gjon Bardhin si deputet, në vend të Seserit

TIRANË- KQZ ka votuar sot me 7 vota pro emrin e Gjon Bardhit si deputet të PS në vend të Rudina Seserit, e cila la mandatin e deputetes në fund të vitit të kaluar.

Gjon Bardhi aktualisht kryetar bashkie në qytetin e Fushë Krujës ka deklaruar sot se preferon të mbajë postin që gëzon aktualisht si qytetar i parë i Fushë Krujës.

Të pyetur lidhur me këtë fakt burime nga KQZ kanë pohuar se emri i Gjon Bardhit pas vendimit të sotëm pritet ti shkojë komisionit të mandateve në Kuvend, i cili do përcaktojë në rast se kemi mospërputhje ligjore me rastin në fjalë.

Komisioni i mandateve pas kësaj i drejtohet sërish KQZ, e cila në rast refuzimi të mandatit cakton emrin tjetër në listën e deputetëve që është ai i Edison Konomit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›