Kusari-Lila Tregtia e lire duhet te jete e bazuar ne axhenden zhvillimore jo ate politike

DW Zonja ministre fundjaven e kaluar 25-26.6. ju realizuat nje vizite ne Shqiperi ku ne fokus ishte sqarimi me shtetin shqiptar rreth shkembimeve tregtare ndermjet Kosoves dhe Shqiperise. Cfare probemesh ka Kosova me Shqiperine rreth qarkullimit te lire te mallrave
Kusari-Lila Ka tri vjet qe ne vazhdimesi jane paraqitur probleme kur prodhuesit kosovare kane synuar eksportin ne tregun e Shqiperise pasi doganat e Shqiperise ne raste te caktuara kane perdorur cmime reference me te larta sesa cmimi i tregut per keto produkte qe kane qene per eksport per tregun e Shqiperise. Rrjedhimisht kjo ka rritur edhe cmimin e produkteve tona ne tregun e Shqiperise qe do te thote se ka ulur konkurrencen e ketyre produkteve. Kjo ka ndodhur ne disa raste te caktuara por qe kane ndikim te madh ne Kosove sepse ka qene produkte bujqesore qe do te thote se nje numer i madh i fermereve qe merren me prodhimin e produkteve bujqesore mbesin ose pa pune ose humbasin tregun. Vizita jone ne Shqiperi kishte qellim bisedimet me autoritetet shqiptare qe mos te aplikohen cmime reference. Gjate vizites kemi pasur nje mirekuptim te madh sidomos nga kryeministri Berisha dhe tash kemi nje marreveshje nga doganat e Kosoves dhe Shqiperise qe nuk do te shohin aplikimin e cmimeve referente per produkte me origjine nga keto dy vende. Pas kesaj marreveshje dergesat e para nga Kosova kane shkuar ne Shqiperi dhe jemi informuar se nuk ka pasur aplikim te emimeve te references. Ky eshte nje lajm i mire.
DWZonja ministre Kosova me shume ka probeme ne shkembime tregtare me Serbine dhe Bosnjen e Hercegovinen sesa me Shqiperine. Ju keni paralajmeruar masa reciprociteti ndaj ketyre vendeve. Per cfare masash behet fjale
Kusari-Lila Ajo cfare kemi paralajmeruar ne muajin maj ka qene aplikimi i takses doganore prej 10 takse kjo qe aplikohet per te gjitha vendet qe nuk jane nenshkruese te marreveshjes se tregtise se lire. Kjo ka qene vetem nje paralajmerim per keto dy shtete per pranimin e vulave te doganave te Repubikes se Kosoves. Megjithate afati i gjysmes se qesrhorit i bere publik qe ne fillim te majit ka koinciduar me fillimin e dialogut Kosove-Serbi dhe ne kemi pasur nje lutje nga perfaqesuesit e BE-se qe mos te fillojme aplikimin e takses doganore pasi ka shenja pozitive se Serbia do te pranoje vulat e doganave te Kosoves. Aplikimi i nje mase te tille do ti jepte Serbise shkas qe mos ti pranoje vulat e doganave te Kosoves. Ne e kemi pranuar shtyrjen e ketij afati por me nje kusht qe ne raundin e bisedave ne korrik te arrihet marreveshja per pranimin e vulave te doganave te Kosoves. Ne rast te kundert do te shkohet me aplikimin e masave te plota te reciprocitetit qe do te thote ndalimin e hyrjes ne Kosove te te gjitha mallrave qe kane origjine nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina dhe po ashtu edhe per tranzit sic veprojne keto dy vende me mallrat e Kosoves.
DW Keto masa reciprociteti per te cilat flisni e demtojne ekonomine kosovare kur dihet se Kosova me se shumti importon mallra nga Serbia
Kusari-LilaVlera e pergjithshme e importeve qe vjen nga Serbia brenda vitit eshte 260 milion euro vlera e pergjithshme e importeve qe vijne nga Bosnja e Hercegovina eshte 80 milion euro. Vlera e pergjithshme ne vit qe importon Kosova nga te gjitha vendet eshte afer dy milliard euro. Ne biseda me odat ekonomike te Kosoves dhe asociacionet tjera na eshte konfirmuar se nuk do te kete problem me zevendesimin e ketyre produkteve me produktet nga vende tjera. Ndikimi negativ mund te jete vetem per disa kompani kosovare qe kane bashkepunuar me kompanite serbe por ne momentin kur blen je ne pozicion me te mire sesa kur shet mallra prandaj brenga me shume duhet te jete per keto dy vende qe kane shitur ne Kosove sesa e Kosoves e cila ka qene konsumatore nga keto dy vende.
DW Zonja ministre sa jeni e bindur se keto masa mund te respektohen kur kemi parasysh faktin qe institucionet e Kosoves nuk i kontrollojne dy pikat kufitare me Serbine ne veri te Kosoves dhe serish mund te futen mallra ne Kosove
Kusari-Lila Po eshte e vertete qe pikat doganore 1 dhe 31 ne veri te Kosoves nuk kontrollohen nga institucionet e Kosoves kjo do te jete nje sfide e radhes por do te jete nje mundesi e mire per te evidentuar kontrabanden qe behet nepermjet ketyre dy pikave duke u ditur edhe vlera e saj.
DW A e demtojne keto masa frymen e dialogut Kosove -Serbi
Kusari-Lila Natyrisht nese nuk arrihet nje marreveshje me Serbine ne korrik atehere mund te kete nje terheqje te Serbise mirepo nese deshirojne te mbrojne interesat e vendit te tyre atehere duhet te jene me te kujdeshem per ruajtjen e tregut. Ne jemi duke i ndihmuar Serbise para opinionit te saj sepse ata e dine qe Kosova eshte nje realitet qe pavaresia e Kosoves nuk mund te kthehet prapa por qe vazhdimisht e mbajne retoriken politike per konsum te brendshem ne Serbi. Mirepo duke u ballafaquar me nje situate kur rrezikohen interesat ekonomike te vendit ata kane nje arsye me teper per te pranuar vulat e Republikes se Kosoves duke u arsyetuar me humbjet qe mund ti kene per tregun e tyre. Prandaj une mendoj se me nje mase te tille ne vetem ndihmojme dialogun sesa mund ta rrezikojme.
DW Ne 30 qeshor ne Prishtine do te mbahet takimi i CEFTAS-as i cili kryesohet nga Kosova. Mendoni se ne kete takim do te arrihet ndonje marreveshje me Serbine dhe Bosnjen e Hercegovinen per shkembim te lire tregtar me Kosoven ashtu sic e parasheh marreveshja e CEFTA-as
Kusari-Lila Ky do te jete nje takim qe do te tregoje se kah po shkon rajoni sepse takimi eshte ne nivel te zevendesministrave te tregtise nga vendet anetare te marreveshjes se CEFTA-as. Nese ne kete takim kemi pjesemarrje edhe te vendeve qe nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves atehere kemi shenja pozitive per te ardhmen e rajonit dhe une besoj se vendet e rajonit do te shohin nga e ardhmja. Tregtia e lire nuk duhet te jete e bazuar ne axhenden politike por duhet te jete e bazuar ne axhenden zhvillimore. Deri tash nuk eshte thene nga askush se nuk do te kete pjesemarrje nga vendet qe nuk e kane njohur Kosoven prandaj une besoj se takimi i Prishtines do te jete nje rast i mire drejt proceseve integruese te rajonit.
Intervistoi Bekim Shehu
Redaktoi E. Xhani