Operacione te suksesshme kunder grupeve kriminale ne Kosove

Si kudo ne bote edhe ne Kosove krimi i droges i kalon kufijte e shtetit. Mirepo marreveshjet e mirekuptimit dhe te bashkepunimit me shtetet e rajonit dhe te Evropes si dhe shkembimi i vazhdueshem i informacioneve ndihmon dukshem ne luftimin e krimit ne nivel nderkombetar.
Si rezultat i bashkepunimit nderkombetar ne kemi arrestuar mbi 20 persona. Para nje muaji me operacionin Harku ne bashkepunim me autoritetet e Maqedonise dhe ne disa qytete te Kosoves konfiskuam 47 kg droge te llojit mariuana dhe u bene 16 arrestime. Pastaj operacionet e fundit ku konfiskuam 10.5 kilogram droge operacioni Gardhi ne vendkalimin Merdare ku u arrestuan 2 shtetas kosovare me shtetesine e dyte slloven ku kemi pas bashkepunim me autoritetet e Sllovenise si dhe operacioni Trekendeshi ne Rajonin e Pejes ku u arrestuan 6 persona 4 shtetas te Shqiperise dhe 2 te Republikes se Kosoves -thote kapiten Bahri Shala drejtor i Drejtorise Kunder Drogave. Suksesin e policise se Kosoves ai ua dedikon sa bashkepunim te qytetareve aq edhe bashkepunimit me policine e EULEX-it.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kapiten Bahri Shala drejtor i Drejtorise Kunder Drogave.
bdquoSuksesi i punes sone eshte rritur si rezultat i bashkepunimit me qytetaret. Ndersa koleget e EULEX-it na furnizojne me informata nga vendet te cilat nuk e kane njohur shtetin tone apo me te cilat nuk kemi marreveshje bashkepunimi dhe ne pergjithesi kemi nje bashkepunim te shkelqyeshem thote kapiten Shala.
Grupet kriminale hetohen per kohe te gjate
bdquoAta po e fshehin drogen diku jashte shtepise. Nuk po e mbajne ne shpi apo
bdquoJo ata sasi droge mbajne nacuteshpi vec nacutemomentin kur ta kthejne ne pluhur. Ate dite ata mbyllen brenda me familje dhe derisa ta perzine e ta paketojne nuk pranojne vizita as telefonata per 24 ore. Pastaj e largojne nga shpia menjehere. Per tash dergoma nje kamera qe ta kemi per here tjeter.
Kjo bisede telefonike e kapiten Shales me forcat ne terren eshte vetem nje sekuence e aksioneve te policise se Kosoves te cilet nga terreni njoftojne bazen per hetimin e grupeve kriminale qe merren me kultivimin paketimin dhe shperndarjen e narkotikeve. Si rezultat vetem ne gjashtemujorin e pare te ketij viti policia e Kosoves raporton per 64 aksione te cilat rezultojne me qindra arrestime.
Qindra arrestime ne nivel kombetar dhe nderkombetar
Kapiten Bahri Shala eshte ne krye te Drejtorise kunder Drogave ne Policine e Kosoves
Deri ne qershor gjithsej jane 196 persona te arrestuar prej tyre 187 shqiptar 4 serb dhe 5 te kombesive tjera. Brenda ketij gjashtemujori jane konfiskuar 33 kilogram droge te llojit heroine 87 kilogram mariuana dy kilograme e gjysme kokaine 139 bime kanabis 691 tableta extasy si dhe 3 kilogram droga te tjera.
Por krahas aksioneve te suksesshme qytetaret mendojne se format e parandalimit lene per te desheruar.
bdquoUne e di se tradicionalisht ne Kosove kurre nuk eshte perdor droga as ne hapesirat e saj nuk eshte kultivuar as nuk eshte trafikuar. Por kjo po ndodh tani Prandaj kerkohet nje angazhim i shtuar i institucioneve te Kosoves i prinderve dhe i vete qytetareve ne vecanti i te rinjve qe me fushata te ndryshme te informohen per pasojat e drogesbdquo- thote nje qytetar.
Fushata e EULEX-it bdquoMos i mbyll syte senzibilizon opinionin
Kete qe gati dy muaj po e ben Misioni Evropian per Polici dhe Gjyqesi ne Kosove EULEX i cili para dy muajve ka lansuar nje fushate kunder droges. Fushata me slloganin Mos i mbyll syte ka per qellim thyerjen e tabuse per drogen ne shoqerine kosovare dhe eshte thirrje per tu raportuar krimet qe nderlidhen me drogen thote Anne Blancsma zedhenes i misionit bdquoEULEX ne Kosove
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zedhenesi i EULEX-it Anne Blancsma.bdquoKrahas prezences ne media ne udhetojme me autobus neper qendra te Kosoves dhe policia e Kosoves me ate te EULEX-it flasin me njerezit lidhur me problemet e droges. Dhe reagimet e deritanishme ishin mjaft pozitive thote z.Blancsma sipas te cilit fushata anti-droge eshte me e fokusuar ne veriun e Kosoves dhe ngaqe policia e Kosoves nuk eshte e pranuar ne kete pjese ky eshte nje rast i mire per tu prezantuar. Ky eshte nje rast i mire edhe per EULEX-inthotez.Blancsma.
bdquoEULEX si mision i policise dhe gjyqesise shpeshhere per njerezit mbetet shume abstrakt. Mirepo rendi dhe ligji po ashtu heqin kriminelet nga rruga dhe perkujdesen qe femijet tuaj te mos perdorin droge. Ne kete nuk ka asgje politike. Dhe meqense ne veri aksionet e EULEX-it shpeshhere shikohen si aksione politike nepermjet kesaj fushate ne duam tu bejme me dije qytetareve se ne te vertet ne po bejme dicka cqe ua ben jeten me te bukur thote Blancsma.
Ne kuader te Drejtorise Kunder Drogave veprojne edhe police te EULEKS-it
bdquoNdersa kur eshte fjala te trajtimi i rasteve te tilla Policia e Kosoves eshte mjaft profesionale. EULEX po ashtu ka njerez qe punojne brenda Policise se Kosoves duke udhezuar keshilluar dhe monitoruar punen e tyre per te sjelle sundimin e ligjit ne shoqerine e Kosoves. Kater operacionet e suksesshme policore dhe te pergatitura mire u bene nga Drejtoria Kunder Drogave e Policise se Kosoves brenda se ciles kemi edhe policet e EULEX-it thote z.Blancsma.
Sipas Polisise se Kosoves ne gjashtemujorin e pare te vitit 2011 jane 196 persona te arrestuar dhe qindra kilograme droga te konfiskuara. Perdorimi eshte me evident neper qendra te medha. Neper fshatra te braktisura dhe zona te izoluara kultivohet lloji i droges Kanabis e cila krahasuar me rreth 30 mije bime ne vitet e kaluara sivjet numri i bimeve ne fushat tashme te evidentuara nuk kalon shifren 5 mije. Mirepo edhe pse Kosova e ka Strategjine Kombetare Kunder Drogave dhe qe nga miratimi i saj me 2009 rezultatet ne luftimin e kesaj dukurie jane te dukshme ne raporte te ndryshme nderkombetare Kosova edhe me tej figuron si stacion dhe vend tranzit i substancave narkotike.
Autor Ajete Beqiraj
Redaktoi E. Xhani