Kusari: Në pikëpyetje, e ardhmja ekonomike
Nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re (AKR), Mimoza Kusari - Lila ka vlerësuar se hetimet e fundit të zyrtarëve të lartë qeveritarë vënë në pikëpyetje të ardhmen ekonomike të Kosovës.
Ajo tha se ministri Fatmir Limaj dhe shefi i Prokurimit në Ministrinë e Transporteve do të duhej të jepnin dorëheqje dhe të lënë drejtësinë të kryejë punën e vet.
Kusari-Lila, në një konferencë për gazetarë, tha se duhet menduar edhe për ndaljen e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve të mëdha, siç është PTK-ja dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
“Hetimet e MTPT-së dhe zyrtarëve të lartë të saj kanë të bëjnë më tepër se me një rast të sundimit të ligjit. Këto hetime vënë në pikëpyetje të ardhmen ekonomike të qytetareve të Kosovës, në veçanti atë të vitit 2010. Përderisa hetohet Ministria e Transportit, ne jemi në proces të koncesionimit të Aeroportit dhe privatizimi të PTK-së. Të dy këto pasuri të qytetarëve të Kosovës, të cilat janë të dikasterit të Ministrisë, e cila është nën hetime”, ka thënë Kusari- Lila.
Ajo i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës të shikojë mirë hapat që do të hedhë pas këtij rasti, duke e pasur ndërmend se kjo betejë për drejtësinë është më e madhe sesa beteja vetëm për karrige dhe parti politike, sepse është betejë për të ardhmen e Kosovës.
Për më tepër, Kusari- Lila tha se dorëheqja morale e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit do të ishte hapi i parë, i cili pa marrë parasysh rezultatin e hetimeve, do të jepte përkrahje menaxhimit të krizës në Kosovë.
“Është e drejtë e ministrit dhe kryeministrit, natyrisht të mendojnë për pozicionin e tyre deri në hapin e ardhshëm të drejtësisë. Megjithatë kishte me qenë shumë e moralshme që atë pasdite, zyrtarët të cilët janë në hetime ose zyrtarët për të cilët është deklaruar, ministri dhe shefi i prokurimit të japin dorëheqje morale dhe të lënë drejtësinë të kryejë punën e vet”, ka vlerësuar ajo.
Nënkryetarja e AKR-së, Kusari - Lila ka thënë se për gjithë situatën e krijuar përgjegjësi kryesore mban Qeveria, e cila me menaxhimin e keq ka sjellë këtë situatë të palakmueshme për Kosovën, raporton KosovaPress.