E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, shumë sfida për integrim në BE

Kushtet ekonomike, politike dhe respektimi i të drejtave njerëzore janë elementet themelore për integrimin e Kosovës në BE, ndërsa përveç kritereve që duhet t’i përmbushë vendi ynë, as Brukseli nuk ka krijuar mekanizma për trajtimin e Kosovës si vendet e tjera, u tha në tryezën “Kosova dhe BE-ja”.

Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj, duke folur për prioritetet dhe sfidat që ka Kosova për t’u integruar në Bashkimin Evropian, ka thënë se kushtet ekonomike, politike dhe respektimi i të drejtave njerëzore janë elementet themelore të cilat secili shtet duhet t’i plotësojë.

Ndër kushtet që duhet përmbushur për liberalizimin e vizave me BE-në janë edhe raportet tregtare dhe liberalizimi i vizave, regjistrimi civil, menaxhimi i integruar i kufijve.

Analisti për çështjen evropiane, Avni Mazreku, ka folur rreth procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke thënë se integrimi nënkupton përmbushjen e tri kritereve të Kopenhagës kriterin politik, ekonomik dhe juridik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›