E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSDM: Kërkesa joserioze e Peshevskit për debat me Kusarin

LSDM-ja vlerëson se problemi midis Maqedonisë dhe Kosovës ka pasoja mbi ekonominë, ndaj kërkon që qeveritë e dy shteteve të gjejnë që sot një zgjidhje për problemin.

Duke iu referuar propozimit të zv.kryeministrit Vladimir Peshevski, për duel televiziv me ministren Mimoza Kusari - Lila, zëdhënësi i LSDM-së ka thënë se kjo përbën sjellje joserioze dhe të papërgjegjshme të Qeverisë në Shkup, transmeton Zhurnal.

“Është papërgjegjësi të propozohet të zgjidhet një çështje ndërkombëtare me anë të debateve televizive, e të shmangen ato janë në pyetje çështjet e brendshme”, ka deklaruar Petre Shilegov, zëdhënës.

Ai u ka bërë thirrje ministrave dhe funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, që nëse duan debate televizive, ta bëjnë këtë me përfaqësuesit e opozitës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›