Kusari: Taksa akoma po aplikohet

(E plotësuar) Taksa e vlefshme për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Maqedoni akoma është në fuqi. Zëvendës kryeministreja e Kosovës, Mimoza Kusari – Lila ka konfirmuar për Indeksonline se “zyrtarisht nga Policia e Kosovës, taksa ende po aplikohet”. Sidoqoftë sipas saj, është duke u biseduar edhe për heqjen e të gjitha barierave në të njejtën kohë.
“Për momentin është i mbyllur kufini dhe vetëm këmbësorët kalojnë. Taksa po ashtu është duke u aplikuar”, konfirmoi për Indeksonline, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës.
Vetëm pak kohë më parë, këshilltari i zëvendës kryeministrit Hajredin Kuqi, kishte konfirmuar se taksat janë hequr dhe nga sot qytetarët mund të lëvizin lirshëm.
Burime brenda Qeverisë së Maqedonisë po ashtu kanë përgënjeshtruar lajmin. Sipas gazetës “Koha” në Maqedoni, për miratimin e një vendimi të tillë për heqjen e taksave, duhet të mblidhet i tërë kabineti qeveritar gjë që nuk ka ndodhë deri në këtë moment. Kjo ka mundur të jetë një përgjigje nga ndonjë përfaqësues i Qeverisë i cili është në kontakt me zëvendës kryeministrin Kosovar, Hajredin Kuqi.
---------
Zv. Kryeministri Hajredin Kuqi nuk ka udhëtuar për në Shkup për të biseduar rreth tejkalimit të situate së krijuar në kufi.
Po sipas burimeve, Kuçi është duke realizuar biseda telefonike më homologët e tije maqedonase. Sipas burimeve pala maqedonase ka mbetur tejet e pakënaqur më mos vizitën e Kuqit në qeverinë maqedonase.
E involvuar në proces është edhe zv. kryeministrja, Mimoza Kusari-Lila. “Jemi duke punuar për gjetjen e zgjidhjes. Shpejtë do të keni edhe konfirmimin”, tha Kusari-Lila për Indeksonline.
Nga ana tjetër, burime nga Maqedonia, thonë se një marrëveshje preliminare mes palëve është arritur, por janë duke u diskutuar vetëm modalitete, në mënyrë që lëvizja në kufi ti kthehet normalitetit pas orës 24:00 të ditës së sotme. /Indeksonline/