E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi për derdhjen e mazutit në qendër të Prishtinës

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të ngrejë padi ndaj Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Termokosit dhe ndërmarrjes “Beli Com” për shkak të një incidenti mjedisor, derdhjes së mazutit në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë një ditë më parë.

Mazuti është materie e rrezikshme dhe nuk lejohet derdhja e tij në tokë apo ujë, sepse shkaktohet ndotje e mjedisit, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Në ndërkohë, materia po dërgohet në rezervuarin që është zhvendosur nga lokacioni në qendër dhe është dërguar në Termokos. Rezervuari horizontal metalik i nxjerrë që zë 100 kubikë, ka pasur një sasi afër 20-30% mbetje të mazutit, jashtë përdorimit.

MMPH do të ndërmarrë të gjitha masat e sigurimit të lokacionit si dhe do të bëjë edhe bartjen e dheut të ndotur nga mazuti. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›