E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush dhe kujt ia bëri gropën?

Fjolla Spanca

Një qytet që e mbytëm vetë

Që kur mbaj mend veten, mbaj mend dhe zhurmën e helikopterëve. Sështë çudi, as e padëgjuar. Të jetosh në Mitrovicë është pak a shumë si të jetosh në pyll, ku veli i misterit të ndjek nga pas. Në qytet ka më shumë rreth-rrotullime sesa trotuare për këmbësorë. Aty njerëzit shesin fara luledielli, misër e duhan. Nga afër ndjen mllefin e barkthatëve. Sheh pleq që i afrohen urës dhe mallkojnë të gjallët e të vdekurit. Burrat me kollare që janë drejtorë drejtorish/biznesmenë të fuqishëm paratë i fitojnë duke i detyruar të tjerët të bëjnë vetëvrasje. Pra, këta janë gjithçka për mjerimin, dhe asgjë për njerëzimin. Në Mitrovicë kur të shëtisësh, do gjesh trupa njerëzish që hidhen nga ndërtesat shumëkatëshe. Sheh djem të rinj që luajnë me thika. Muzgu i mbledh drog shitësit. Kryhen pazaret. Natën, me episode e bën gjumin. Ndodh që në mes të territ futen fqinjët e të plaçkitin. Jo që nuk e sheh grabitësin, por sarrin ta shohësh as hundën tënde, meqë dritat ikin në ag dhe terri përveçse i mbyt neuronet e të papunëve, i privilegjon kriminelët për të maksimizuar fitimin. Pa harruar kapakët prej hekuri të kanaleve, që ikin sa hap e mbyll sytë. Në përgjithësi, në Mitrovicë (në gjithë Kosovën) nuk këshillohet të ngresh krye, edhe sikur vdes në spital se ska ilaçe, apo kur mjekët të thonë se ke kancer ndërkohë që ti je ftohur pak. Mjekët po sgërryen xhepin tënd, ta harrosh se ke për tu shëruar.

Si jashtë shteti
Në Mitrovicë, mërzia më e madhe shkaktohet nga pamundësia për të dalluar njëmendësisht kufirin në mes të mundshmes dhe të pamundshmes. Seç ka një vijë të gjatë e të pasigurt, ku ndahet realja nga irealja. E vetmja ndarje që mund të shihet qartë është ura.  Në qytet, aty këtu, ke edhe ca kafe bare ku të rinjtë kalojnë gjithë ditën duke rrotulluar lugën kineze prej plastike (kancerogjene) për nja tre o katër orë. Janë kthyer në skeptikë sepse vetëm kështu mposhtin idenë ironike, që u fal ndjesinë e vetëdijes për realitetin e shpifur që po e jetojnë. Mllefi i padrejtësive ska kandar. Tjetri, si do që të jetë, kthehet në armik. Sepse është ai që mund të ta zërë karrigen në kafe-bar, mund të të fitojë lojën kur luani në çajtore ose ta ndalon të futesh në shkollë, ngase ti mban shami në kokë.  Jemi shtet demokratik de. Ndërkombëtarët pa asnjë lidhje me botën e realitetin (por ama mbesin ndërkombëtarë) vijnë, e shesin mend. Na mësojnë se si duhet të krijojmë ura bashkëpunimi me fqinjët. Gëlojnë lloj lloj diskutimesh, e gajasin për do projekte. Iu tregojnë fëmijëve se çka është HIV-i, sa lloj drogash kemi dhe si  konsumohen, pse duhet ti urrejmë burrat, dhe sa të pacivilizuar kemi qenë deri sa nuk erdhën këta shpëtimtarët për të na modernizuar. Pra, ne bëhemi perëndimorë duke krijuar organizata joqeveritare NGO-rëra. Gjithë këto organizata përveç fondeve të majme që marrin kinse për të emancipuar rininë, në dritë zor se qesin diçka. Sot rinia sflet më për shpresën apo shkollën. Shpresa është ndrydhur prej kolltukëve të dala mode e boje, që burokratët i kanë privatizuar. E shkolla ka veç mure të akullta, ku çohet dashuri mes dashnorëve (nxënësve) të rinj, dhe larg të qoftë zhvillimi i mësimit aty, sa të jenë gjallë partitë politike që fusin hundët edhe nëpër mësonjëtore.

Barrikadat
Shumëkush, që nuk e ka parë Mitrovicën në verë kur viheshin barrikadat dhe të shurdhonin të shtënat e armëve, më ka thënë se problemi i veriut është i thjeshtë, dhe mund të zgjidhet brenda dy orësh. (Në fakt, as në Google Maps nuk e gjen Kosovën brenda dy orësh, e lëre më ta bashkosh Mitrovicën, po nejse). Këta pseudopatriotë fishkëllejnë pa u ndalë, se sia kanë idenë ndryshimit revolucionar, as vuajtjes së heshtur të qytetarëve. Për Mitrovicën përherë ka qenë e pamundur të shkruash e të mos e përmendësh pavarësinë gjysmake të Kosovës. Përditë turpërohem kur në mend më kalojnë kujtimet e luftës, amaneti i të rënëve e gjaku i dëshmorëve. Pavarësia e shkurtit sishte ajo për të cilën vdiqën mijëra shpirtra! (Për sa kohë i kthejmë në numër të vdekurit, ata barazohen me zero, me hiç). E sot, ata që hiqen si përfaqësues populli sjanë asgjë më shumë se servilë të pushtetit. Më zihet fryma kur kujtoj verën dhe politikanët, politikologët, filozofët e psikopatët që ofronin gjithfarë lloj alternativash, mendimesh, opinionesh për problemin e veriut, ndërkohë që qytetarët matanë urës, skishin bukë për të ngrënë. Ky është një nga ato momentet kur ti kupton se përveç tenderëve, korrupsionit dhe kriminalitetit, ne sdimë të bëjmë asnjë gjë tjetër. Aso kohe cicëronin të gjitha partitë në Kuvend. Në krahasim me kryeneçësinë ultra-nacionaliste serbe, vallja pseudo-patriotike e qeverisë ishte e destinuar për të dështuar. Reciprociteti sa për sy e faqe e nxori popullin në rrugë. Filluan protestat. Ndërkohë që policia rrihte protestuesit në Merdare e te Dheu i Bardhë, në veri të Kosovës serbët bënin përgatitjet për referendum. Dhuna e policisë pasqyroi karakterin e shtetit të Kosovës atij shteti që shpejt u shndërrua në një gjë të pavlefshme.

NE si popull i fjetur dhe JU si diktatorë përballë Fusnotës *
Një ditë të bukur, kur qeveria e dorëzoi Republikën në këmbim të fusnotës * (të kurrgjësë), u çudita se si na mbajti toka. Uvertura e zhbërjes ose progresit shtetëror ishte qershia mbi tortë, për të cilën dinim diçka të gjithë, dhe skishte ide të qartë askush. Shija e hidhur e dokrrave të pavarësisë na la të kuptojmë se akoma jetojmë në të kaluarën. Jemi krejt të parëndësishëm. Padituria dhe paaftësia historikisht na kanë pamundësuar parashikimin e të ardhmes tonë. Këto ditë të errëta, më shumë se kurrë i kemi tregu botës sa të vegjël jemi. Jetojmë në kohërat moderne ku komandantët e luftës janë shitësit e atdheut dhe ne mjaftohemi me broçkullat duke e mashtruar veten se ka edhe më keq se kaq.  Sa pak vlerë paska shteti! Ne, jo që smbërrijmë më i patë nën kontroll kufijtë, po si njohim as rrugët nëpër të cilat futemi. Ndaj dhe këshillat e miqve tanë ndërkombëtarë i marrim shabllon, si të mirëqena. Fusnota, si fjollë e borës që shkrihet në pranverë, ka shumë mundësi të ngrihet përjetësisht, o të dashur liderë cinikë. Ju, anti-evropianë që lëshoni pe për çdo teke të Serbisë, mikut të Evropës. Ju që për çdo lëvizje kërkoni vizë. Ju që i keni frikën edhe hijes tuaj. Ju, që me dy duart e kthyet, e zhbëtë ëndrrën e vonuar të atyre që sjanë dhe atyre që po vijnë, e skanë ku të shkojnë.
Zhizheku, në esenë e tij për Refuzimin e shantazheve të dyfishta të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, vë në pah fundamentalizmin etnik të regjimit profashist serb. Slavoj Zhizheku shkruan për paradoksin e thellë të përfshirë mbi ideologjinë e viktimizimit ku aspekti kryesor ishte privilegji që NATO-ja i bëri fraksionit të moderuar kosovar të Ibrahim Rugovës kundër radikalëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që, kur NATO-ja ndërhyri për ti mbrojtur viktimat kosovare, morri gjithë sigurinë e nevojshme që ATA DO MBETESHIN VIKTIMA të paafta për ta mbrojtur vetveten, dhe jo një forcë aktive politiko-ushtarake. Madje Zhizheku shkruante se edhe nëse NATO okupon Kosovën, ajo do të mbetet një vend i shkatërruar, me popullin e vet të viktimizuar, dhe aspak subjekt i fuqishëm politik.
Tashmë ka kaluar më shumë se një dekadë nga mbarimi i luftës, dhe pothuajse katër vite që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës e cila vazhdon të jetë e pakonsoliduar jo vetëm për problemet e veriut, por edhe për aspektin ndërkombëtar të mosnjohjes nga OKB-ja. Sado që vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë abrogoi në një mënyrë rezolutën 1244, zbutja e qëndrimit të lidershipit kosovar përveç që hodhi poshtë fitoren në GJND-së, i dha mundësi avancimi kandidaturës së Serbisë në Bashkimin Evropian dhe vazhdimësi kërcënimit të saj që me futjen në përdorimit të fusnotës*.  Klasa politike kosovare karakterizohet nga paqëndrueshmëri e theksuar në vendimmarrje dhe varësi e skajshme karshi faktorit ndërkombëtar. Nga pozita e të viktimizuarve, udhëheqësit e sotshëm (por edhe a

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›