E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, identifikohen autorët e vrasjes së 35-vjeçarit

Vendngjarje

Policia e Fierit ka identifikuar autorët e vrasjes së mbrëmshme të 36-vjeçarit Dhimitër Gjika. Emrat e plotë të dy autorëve nuk bëhen të ditur për arsye hetimi,ndërsa policia ka dhënë vetëm inicialet e tyre, K.K dhe D. K.

Një 36 vjeçar është ekzekutuar në qendër të qytetit të Fierit mbrëmjen e hënës. Ngjarja e rëndë, ku të shtënat e armës së zjarrit kanë tronditur banorët e zonës, është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen 29 nëntori të këtij qyteti.

2 persona të paidentifikuar kanë qëlluar me 4 plumba pistolete Dhimitër Gjikën, 36-vjeç nga Saranda, banues në Fier. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë kohës kur 35-vjecari ka qenë duke ecur në trotuar pasi kishte parkuar aty pranë mjetin e tij me targa TR 85 41, rreth 30 metra larg vendit ku është qëlluar. Në momentin që ai po ecte anës trotuarit, kur edhe kjo rrugë  ka qenë  pa lëvizje persona ende të paidentifikuar nga policia  e kanë qëlluar atë 4 herë me pistoletë.
Më pas ata janë larguar ku dyshohet se largimi i tyre është kryer me një automjet. Nga krismat e armës banorët e pallateve përreth vendit të ngjarjes kanë dalë në ballkon për të parë se çfarë kishte ndodhur kur kanë vërejtur pranë trotuarit shumë afër rrugës kryesore Jakovë Xoxa trupin e pajete të një personi.

Menjëherë është lajmëruar policia e Fierit , cila ka mbërritur në vendngjarje, por ende nuk ka gjetur një autor apo një pistë për ekzekutimin mafioz në qendër të qytetit të 36 vjeçarit Gjika.

Mësohet po ashtu  se pista e parë e dyshimit bie mbi atë të hakmarrjes, por gjithsesi nuk përjashtohen edhe të tjera pista të mundshme. K.Th

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›