Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës, Berisha: Agjentë të infiltruar na mashtruan, thanë se banonte Rama

Kreu i PD Sali Berisha ka folur në selinë blu në mbyllje të protestës së PD, duke e konsideruar atë një fitore të opozitës.
Berisha theksoi se përmes kësaj proteste i është dërguar një mesazh i shkëlqyer çdo shqiptari dhe një mesazh i madh për miqtë e Shqipërisë në Europë dhe në botë.
Sa i përket sulmit ndaj vilës së ish diktatorit Enver Hoxha, kreu i PD u shpreh:
“Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi i sotshmi. Kjo datë, 28 shkurti, do të gdhendet me germa të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narko-shtetit. Për 3 orë marshi juaj ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit, ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që u dërguar miqve tanë në Europë dhe në botë, i kall tmerrin dhe datën narko-diktatorit Rama. Në marshim e sipër, agjentë të infiltruar të policisë kriminale mashtruan kryengritësit, se në shtëpinë e diktatorit banon Rama, dhe bëri që ata t’i përvishen asaj banese”.
LEXO EDHE: VIDEO/ I vihet flaka vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, kishte njerëz brenda