E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet protesta e Opozitës/ Berisha- Ramës: Po t’ju them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel

Pas më shumë se 3 orësh merr fund protesta e 5-të kombëtare e Opozitës.

Fjalën e fundit nga selia e blu, edhe këtë here e mbajti kreu i saj Sali Berisha.

Sipas Berishës, 28 Shkurti do të shkruhet me gërma të arta në histori.

“Jeni heronj të vërtetë, Tirana nuk ka njohur ndonjë marshim si ky sot! 28 shkurti do të gdhendet me gërma të arta në historinë e kryengritjes paqësore. Për 3 orë, marshi juaj ishte marshi i fitores. Ishte marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat miqve tanë në Europë dhe botë. I kallët tmerr dhe datën narkodiktatorit Edi Rama”, tha kryedemokrati pas daljes nga selia e partisë.

Berisha shtoi se, “protestat nuk do të ndalen derisa Edi Rama të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”.

Sa i përket sulmit që iu bë me ujë nga Policia, kreu i PD-së u shpreh:

“Po t’ju them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel”, tha ai, duke nënvizuar besimin e plotë që ka te qëndresa e mbështetësve të tij.

LEXO EDHE: VIDEO/ Ujit me presion të policisë nuk i shpëton as Berisha, largohet me makinë drejt PD-së

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›