E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do i heqë plehrat në politikë? Ky është problemi!

E gjej me vend shqetesimin për të ndarë pergjegjesite për plehrat e Tiranës!….Biles duhen denuar dhe penalisht drejtuesit shteteror qe marrin rrogat e nuk e bejne punen, që të mos arrijme dhe ne te behemi turpi i Botes, siç u be Italia keto dite, (para tre vjeteve plehrat e saj gati ia la ne dore si dopio gjashte Shqipërisë nëpërmjet qeverisë së Nanos. Duhet perfituar nga eksperienca e me te zhvilluarve ne drejtimin e pastertise se qytetit, do desha te tregoj çudinë e zgjidhjes tajvanese per kete problem qe ne 1995! Tajvani (me siperfaqe pak me te madhe se Shqiperia, por me popullate 7 here me te madhe se tonen) nuk kishte kazane plehrash! Ne qytetet e medha si Taipe-kryeqyteti, Taishung dhe Hualien qe kalova duke filmuar, nuk pashë kazane plehrash…! Kete e zbulova rastesisht ne shetitjet pasditeve. Po ecja ne një rrugë kryesore, kur papritmas u ndesha me nje pirg te madh 2 m te larte me qese plastike te plehrave te dites të radhitura në stivë. Me beri pershtypje te madhe e pak per te keq ne atë vend që dukej aq i zhvilluar. Kur u ktheva pas nja 20 minutash po tek ai vend, pirgu i qeseve ne plehra qe zhdukur! Mu ngjall interesi te dija per kete "mekanizem" tajvanez. Tajvanezet nuk kishin kazane plehrash ! Secili ishte i detyruar qe pisllekun e tij, ta mbante vete, deri ne oren qe kishte caktuar Bashkia, për të kaluar aty makina e plehrave. Qeset grumbulloheshin ne sheshin e caktuar (2-3 m/2 territor apostafat) dhe ne nje kohe te dyte te caktuar po nga Bashkia, makinat e plehrave ne ore precize, merrnin qeset. Ky qe mekanizmi i thjeshtë!"Dhe kjo-me than- e mban ambientin me te paster dhe na kushton shume me pak! Dhe vertete! Llogarisni vleren e kazanëve (qe vetem per Napolin, sipas shtypit italian, shkon deri ne 15 milione Euro.) si dhe puna per pastrimin e shesheve nga plehrat…Kurse Gjermania dhe Austria per me teper se 20 vjet e kanë zgjidhur me seleksionime te plehrave: ne biologjik, karta dhe qelqurinave etj. Kurse Kina me ligj, qysh nga ky vit ndalon perdorimin e qeseve plastike, ne sherbimet tregtare, si ndotesit me te medhenj te natyres dhe me kosto te larte shkaterrimi i tyre. Shembuj ka plot, por duhet te kemi tru t'i kuptojmë ne thjeshtesinë e zgjidhjes se problemit dhe domosdoshmerinë e zbatimit, qe do te thote civilizim! Duhen marre masa me kohe, para se t'na kthehet ne nje bombe, si ne Itali qe po çudit Boten! Ndaj pyetja ime është: Kush do i heqe plehrat ne politikë? Ky eshte Problemi! 
 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›