E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çfarë duhet për të qenë një fqinj i mirë"

Bukur…!Shume bukur…! Fqinja jone e kahershme, Maqedonia, e konsideron Shqiperine "…….vend i botes se trete." Kemi mjaft probleme si vend, kemi shume veshtiresi qe po kalojme, zihemi me njeri-tjetrin, partite akuzojne njera- jetren, por kur dikush te konsideroka te tille, ajo ndjenja kombetare qe fle brenda nesh, rizgjohet fuqishem dhe e di qe nuk te vjen mire…, bile, bile aq nuk te vjen mire saqe fillon e krahason veten me te. Pra krahason nivelet kulturore e arsimore midis vendit tend dhe atij tjetrit, dhe nuk e shikon veten aspak me poshte se ai. Me e ndershme, do te ishte nga Qeveria maqedonase te mos shprehej per keto levizje antishqiptare,te mos komentonte, ose me e mira fare do ishte te tregonte qellimin e vertete se perse po e ben kete reforme, sesa te trajtonte Shqiperine si " vend i botes se trete…!!!"Kjo s'do as mend e as kalem qe Maqedonia me kete, kerkon te favorizoje Serbine,duke i rene ndesh haptazi dhe qarte kartes se Adriatikut, e cila ka per qellim liberalizimin e levizjes dhe komunikimin kulturor, arsimor e ekonomik te vendeve te Adriatikut. Por siç duket fqinjet tane jane mesuar qe Qeveria shqiptare ua ploteson kerkesat nje me nje, sado qe ato mund te rendojne direkt mbi kurrizin e popullit tone, se fqinjet tane jane mesuar te hyjne e te dalin tek ne si komshiu me komshine e mire, te mos paguajne asnje takse, te na trajtojne edhe si vend transit per lloj-lloj punesh te tyre, e ne fund te na quajne "…. Vend i botes se trete..". Se jemi ne, shtetasit e kesaj " botes se trete" qe i japim shtetit maqedon fitimet me te medha ne turizmin e tyre veror. E jemi ne shtetasit e " botes se trete, shqiptaret" qe i sjellim fitime te konsiderueshme ne shkembimet tregtare gjithe ekonomise maqedonase. Se jemi ne shtepia e madhe e shqiptareve qe jetojne e punojne atje, e qe u dhemb ne shpirt kur qeveria e tyre ndermer masa te tilla kundrejt nje shteti ame per to, pra per çdo vendim antishqiptar. Duke menduar se po i ben dem Shqiperise, qeveria maqedonase nuk ka bere llogarite e demeve qe do i vijne asaj nga keto reforma. Duke dashur ta mbaje mire situaten me Serbine, deri ne " servilizem",prek thelle ne shpirt ndjenjat nacionaliste te mijera shqiptareve qe jetojne, punojne e kontribuojne atje, dhe ne te njejten kohe i ndalon vetes te drejten e te qenurit nje fqinj i mire, me interesa te mira e fitimprurese dypaleshe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›