E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tri përshtypje nga vizita ime në Shqipëri"

Gjate vizites sime te fundit trejavore ne shqiperi me bene pershtyje tre gjera.
1. Pirja e duhanit ne te gjitha lokalet qe hyra qytet apo fshat, pavaresisht se ekziston tashme nje ligj per ndalimin e pirjes se duhanit. Ne nje lokal pashe nje shenje "ndalohet duhani" nen xhamin e tavolines dhe mbi te nje tavell duhani. 2. Policine rrugore pa autoritet. Shofere ngasin makinen tej normave te lejuara ne zona te banuara ne sy te policeve sikur policet te mos ekzistonin fare. Te krijohej pershtypja se policet kishin frike t'i ndalonin. 3. Autobuze dhe makina te blere jashte shtetit akoma mbanin te shkruara fjale me shkronja te medha ne Greqisht apo gjuhe te huaja. Pyet njeriu veten, ore ku jam ketu? Ne Shqiperi apo Greqi.
Te trija keto tregojne te pakten se qeveria jone eshte aq e dobet, sa nuk zbaton dot shume ligje te aprovuara nga parlamenti. Me respekt per "Shekullin"! N.H.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›