Kush do ta dëmshpërblejë krahun e saj?
Femije te gjymtuar. Pleq te tronditur. Bilanc lufte ne spitalet e Tiranes, Durresit, Krujes dhe Lushnjes.
TIRANË - J.Behaj, nuk qan, as flet. Ajo pret ne heshtje fatin e saj. J.Behaj eshte vetem 3 vjeç. Ajo humbi krahun ne Gerdec. Pergjithmone. Faji i vetem i saj ishte se banonte prane nje bombe me sahat qe te rriturit ia kishin "montuar" prane lodrave te saj. Disa duar te fuqishme e ngriten dje ate me barrele duke e transportuar drejt Italise. Sidoqofte, disi më e qetë paraqitej dje gjendja në spitalet e kryeqytetit, për shkak se shumica e pacientëve morën ndihmë ambulatore. Një fakt i tillë u konfirmua nga drejtues të Spitalit Ushtarak dhe QSUT-së, të cilët thanë për “Korrierin”, se ditën e djeshme urgjencat më të dëmtuara nga shpërthimi i Gërdecit ishin jo shumë të shpeshta dhe kryesisht me të plagosur lehtë. Sipas shefit të Repartit të Urgjencës në Qendrën Kombëtare të Traumave, Myftar Torbës, bëhet me dije se nga 160 të plagosurit që mbërritën gjatë pasdites së të shtunës, aktualisht në spital ndodhen rreth 45 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër e të dëmtuarve janë dërguar në qendrat pritëse, pas marrjes së mjekimit. Sipas shefit të pavijonit, kritike paraqitet gjendja e 6 personave, të cilët edhe pse iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, paraqesin dëmtime të shumta në pjesë delikate të trupit. Zyrtarisht, konfirmohet se tre fëmijë janë transportuar jashtë shtetit, pasi ishin në gjendje të rëndë, me dëmtim të gjymtyrëve. “Tre fëmijë të moshës nga 2-7 vjeç u paraqitën me prerje të gjymtyrëve, në gjendje vërtet shumë të rëndë. Edhe pse përpjekjet tona ishin maksimale, nuk mund të garantohej trajtimi i mëtejshëm mjekësor në këtë spital”, thanë burime pranë Spitalit Ushtarak. Nga ky spital janë nisur për mjekim më të specializuar drejt Greqisë Regina Murati dhe Juljana Behaj, ndërsa në Itali është transportuar e plagosura tjetër, Sabrie Picari. Gjithashtu, edhe nga QSUT-ja janë transportuar drejt spitalit të Janinës 8 të plagosur për një mjekim më të specializuar. Ndërkaq, sipas MSH-së, bëhet e ditur se deri vonë në mbrëmje ishin në pritje të plotësimit të dokumentacionit përkatës dhe nisjes për në Janinë Ersion Durda, 6 vjeç, Zylfi Ahmeti, 52 vjeç, Viktor Nikolli, 51 vjeç, Qemal Delia, 47 vjeç, Nafie Laci, 37 vjeçe, Kore Deliu, 48 vjeçe, Resmie Krajna, 19 vjeçe dhe Azem Ameliu, 46 vjeç. Sipas QSUT-së, pacientët do të shoqërohen nga mjekë grekë, nga qendra spitalore ku ndodhen aktualisht, në drejtim të Greqisë fqinje. Po kështu, sipas burimeve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, dje pasdite u identifikuan të gjithë trupat e pajetë që ndodheshin në morgun e QSUT-së. Ata janë Jetmir Ballazhi, 19 vjeç, Muhamet Hoxha, 59 vjeç, Rajmonda Durda, 40 vjeçe, Besim Canga, 57 vjeç, Roland Alla, 20 vjeç, Hysen Cani, 52 vjeç, Liljana Deliu, 23 vjeçe, Jetmir Deliu, 21 vjeç, Reshit Kruja, 47 vjeç. Sipas të dhënave, i mbijetuari i fundit i ngjarjes ishte një fëmijë 9-vjeçar, i nxjerrë nga forcat e RENEA-s. Personat që do të kurohen jashtë vendit Ersion Durda, 6 vjeç Zylfi Ahmeti, 52 vjeç Viktor Nikolli, 51 vjeç Qemal Delia, 47 vjeç Nafie Laci, 37 vjeçe Kore Deliu, 48 vjeçe Resmie Krajna, 19 vjeçe Azem Ameliu, 46 vjeç