E Diel, 1 Nëntor 2026

FSHF nuk e ul hunden, por do zgjidhje

Jeton Selimi
Nje surprize mund te quhet verdikti i dale dje nga mbledhja e radhes e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se. Nje verdikt qe i le nje shteg te hapur paqes se shpejte mes federates dhe shtetit, por njekohesisht nuk kerkon ta marre te gjithe barren mbi vete, duke kerkuar t'ia lere kerrin mac ne dore pales shtet. "Komiteti Ekzekutiv i Federates Shqiptare te Futbollit, i mbledhur sot, me date 17.03.2008, ka analizuar gjendjen ne futbollin shqiptar, duke shprehur shqetesimin e thelle, per vendimin per pezullim, qe ka marre Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, ne mbledhjen e tij te dates 14.03.08. Pasi ka shqyrtuar te gjitha informacionet e ardhura per kete problem, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se e vlereson situaten si mjaft shqetesuese. Ai i ben thirrje Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ministrit Ylli Pango dhe te gjithe organizmave shteterore, qe te reflektojne pas ketij vendimi dhe te terhiqen, duke zbatuar rekomandimet e FIFA-s dhe UEFA-s", theksohet ne komunikaten zyrtare te federates. Vihet re qarte se FSHF kerkon te ule gjakrat, por edhe te binde qeverine te ndryshoje qendrimin e saj. Por, jo gjithcka perfundon keshtu. Federata shprehet e shqetesuar se gjendja mund te kete pasoja fatale dhe per kete arsye duhet gjendur patjeter gjuha e perbashket. "Duke e konsideruar si mjaft te rendesishme kete ceshtje, Komiteti Ekzekutiv, presidenti i FSHF-se konfirmojne gatishmerine e tyre per t'u ulur dhe gjetur nje zgjidhje, e cila nuk do te rendoje mbi futbollin shqiptar. FSHF eshte e bindur se zbatimi i vendimit te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s, i cili ka pasoja edhe me te renda prapavepruese, do te jete me pasoja te pariparueshme per futbollin shqiptar". Dhe ne perfundim, qershia mbi torte, e cila mbyll edhe komunikaten ne fjale. "Per kete arsye, Komiteti Ekzekutiv, presidenti i FSHF-se, jane te gatshem qe te perdorin te gjithe autoritetin e tyre, qe si edhe ne te shkuaren, kerkojne bashkepunimin e organizmave shteterore, ne menyre qe gjendja e rende te kapercehet. Ata jane te gatshem qe ne cdo kohe te marrin kontakt me ministrin Ylli Pango, per te sheshuar problemet dhe per te gjetur nje zgjidhje te arsyeshme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›