Shirit i zi dhe 1 minute heshtje ne cdo fushe
Po dje, u zyrtarizua propozimi i bere nga FK Dinamo, e cila kishte kerkuar qe te mbahej nje minute heshtje. KE i federates ka vendosur qe ne ndeshjet e radhes se kampionatit te superliges dhe te kategorise se pare te mbahet nje minute heshtje per kujtim te viktimave te tragjedise se tmerrshme. Te gjithe lojtaret e skuadrave te kategorise superiore dhe te kategorise se pare, te mbajne ne krah nje shirit te zi, ne nderim te viktimave te pafajshme te shperthimeve ne Gerdec. Ky eshte rasti i dyte ne pak dite pas tragjedise se Farkes.