Kush do të jetë Carrie?

Filmi "Carrie" flet për një vajzë që iu hakmerret shokëve të shkollës gjatë mbrëmjes së maturës, për shkak të talljeve që këta ia kishin bërë paraprakisht.
Filmi është bërë në bazë të romanit të ‘mbretit të horrorëve’, Stephen King, ndërkohë që rolet kryesore asokohe u shfaqën Sissy Spacek dhe Piper Laurie, të cilat edhe ishin nominuar për çmimin Oscar për rolet e interpretuara në film. Spacek luajti rolin e Carrie, ndërsa Laurie atë të nënës së saj (Margareth) e cila e abuzonte vazhdimisht.
Ndryshe, vetë King i tha revistës ‘Entertainment Weekly’ se do të ishte interesante po qe se roli kryesor tani do t’i besohej aktores problematike, Lindsey Lohan.
Shtypi hollivudian shkruan se përzgjedhja aktuale e regjisores së versionit t ri, Kimberly Peirce (“Djelmoshat nuk Qajnë”) është aktorja e re Hailee Steinfeld (15), e cila është nominuar për çmimin Oscar për rolin e saj në filmin “Njeriu i Quajtur Guxim”.