Plaçkitet Galeria Kombëtare greke

Vjedhja e veprave të famshme ka ndodhur në mbrëmjen ndërmjet ditës së diele dhe të hënës.
Në njoftimin zyrtar të policisë greke thuhet se janë vjedhur edhe dy piktura të artistit Italian, Guglielmo Caccia. Por, mediat greke raportojnë se nga Galeria Kombëtare e Greqisë janë vjedhur piktura "Kokë Gruaje" e vitit 1939, e Picasso’s, dhe skica "Mulino" e 1905, e piktorit italian Mondriani.
Gjithashtu, njoftohet se alarmi i sigurimit në muze ishte dëgjuar rreth orës 5 të mëngjesit, ndërkohë që mendohet se vjedhja ka ndodhur brenda vetëm shtatë minutave dhe se hajnat kanë hyrë në ndërtesë nga një ballkon anësor.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në kohën kur po çmontohej një ekspozitë që iu dedikohej "thesareve të panjohura", pjesë e së cilës ishin veprat e Duerer dhe të Rembrandt.
Piktura e Picasso’s ishte një dhuratë që piktori spanjoll ia kishte dhënë Greqisë, si shenjë nderimi ndaj rezistencës së popullit grek ndaj nazistëve. Nuk dihet ende se sa mund të arrijnë vlerat e pikturave në treg.