E Diel, 1 Nëntor 2026

7 qershori troket në derë De Biazi fikson të besuarit!

De-Biazi1Trajneri i kombëtares ka shpërndarë ftesat e grumbullimit në klubet e huaja ku aktivizohen lojtarët kuqezinj. Ja emrat që do të diskutojnë Norvegjinë!

Edhe pse prej gati një jave, pesë lojtarë, tre të kampionatit shqiptar e disa të ardhur rishtaz nga shtete të ndryshme të Evropës, trajneri i kuqezinjve, Xhani de Biazi nuk e ka zbardhur ende listën e tij anti-Norvegji. Pritet ta bëjë në ditët në vazhdim, por duke qenë se ka vështirë për shkak mungesash, ai ende është në diskutime për ata që do të marrë.

Ndeshja me Norvegjinë, në ora 20:30 të premten e 7 qershorit, në stadiumin kombëtar Qemal Stafa, do të jetë çelësi i suksesit të kombëtares sonë, nëse do të shpresojë shumë për tu kualifikuar për në Kampionatin Botëror Brazil 2014.

Duke qenë përpara disa mungesave të rëndësishme, edhe për shkak kartonë, apo dhe dëmtimesh, të tilla si Roshi, Cana, Lila, Bakaj, Vangjeli, Meha e Kukeli, situata nuk duket fort e këndeshme përpara kësaj ndeshjeje, sidomos për italianin e bankinës kuqezi.

Duket se ka rënë dhe opsioni për një ndeshje miqësore ndaj Turqisë, në Zvicër, më 1 qershor, paçka se trajneri i kuqezinjve, edhe për të qenë larg atmosferës së nxehtë të tifozëve në Shqipëri, kishte kërkuar stërvitje jashtë vendit. Do të vazhdohet në resort Tropikal, ndërsa tani që kanë përfunduar dhe kampionatet, grumbullimi i kuqezinjve, së bashku me listën e lojtarëve, duket se do të jetë e shpejtë.

Por deri më tani nuk ka ende gjë zyrtare. Hyrjet e reja në këtë kombëtare do të jenë Jurgen Gjasula, Ilir Berisha, Vullnet Basha, Amir Abrashi, Ergys Kaçe, të cilët do të mund të plotësojnë mungesat e kuqezinjve në këtë ndeshje të rëndësishme ndaj Norvegjisë në shtëpinë tonë. Duhet kujtuar se dhe 14 vjet më parë, më 5 qershor, ne kemi luajtur me Norvegjinë në Qemal Stafa.

Kemi qenë me entuziazëm nga ai barazim i tetorit 1998, në Oslo, 2-2, ashtu siç jemi dhe tani nga ajo fitore e 22 marsit, 1-0 nga goli i Salihut. Kështu që euforia dhe mungesat do të bëjnë punën e vet. Por duhet të jemi me këmbë në tokë, sepse Norvegjia është Norvegji

Lista probabël anti-Norvegjisë

Portierë

Etrit Berisha                Kalmar

Sajmir Ujkani              Kievo

Orges Shehi                 Skënderbeu

Mbrojtësa      

Debatik Curri              Gencerbirlirgi

Armend Dallku           Vorskla

Admir Teli                   Qarabag

Endri Vrapi (?)            Skënderbeu

Tefik Osmani              Teuta

Renato Arapi               Skënderbeu

Amir Abrashi              Grasshopers

Ergys Kaçe                  PAOK

Ilir Berisha                  Orebro

Mesfushorë

Ansi Agolli                  Qarabag

Ervin Bulku                 Sepahan

Jahmir Hyka (?)           Lucernë

Emiliano Vila              Pas Janina

Sabien Lilaj                 Skënderbeu

Migjen Basha              Torino

Vullnet Basha             Sion

Sulmues

Erjon Bogdani             Siena

Hamdi Salihi               Jiangtsiu

Edgar Çani                  Katania

Jurgen Gjasula             Duizburg

Valdet Rama               Valadolid

Arbitrat/ Treshe skoceze ndaj Norvegjisë

Më 7 qershor, ndaj Norvegjisë, do të jetë treshe arbitrash skocezë. Ky është njoftimi që ka dalë nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit, por pa i nxjerrë ende emrat, ashtu siç në fakt ka bërë deri më tani dhe UEFA.

Tanët kanë nisur të frikësohet nga ajo se skocezët do të jenë të drejtë dhe pa anuar nga askënd, që do të thotë se kjo favorizon norvegjezët, në një farë mënyre, gjithnjë nëse do të vijë puna për të rënë në dorë të gjyqtarit. Megjithatë me një stadium plot dhe pa eufori, edhe Norvegjia mund të kalohet pozitivisht këtu.

Shaqiri, familja krenare për të!

Flasin të gjithë anëtarët e familjes së Gjerdanit të Bajernit, që me flamurin e Kosovës ngriti trofeun e Champions League!

Familja e ngushtë e Xherdan Shaqirit e ka uruar atë për për triumfin në finalen e Ligës së Kampionëve dhe secili ka treguar pjesë të jetës së tij. Ata e njohin më mirë se kushdo tjetër, Xherdan Shaqirin, janë familja e tij e ngushtë, e cila kishte emigruar shumë vite më parë nga Zhegra e Kosovës për një jetë më mirë në Zvicër.

Vëllai i tij, Arianiti jeton me Xherdanin në Munich dhe e ndihmon atë. Si vëllai më i vjetër, përherë e kam dërguar Xherdanin të luaj futboll dhe në gara thera. Ai ishte më i vogli, më i riu, por mësoi shumë herët të garonte me më të vjetrit. Ai kurrë nuk e ka pasur problem përballjen me emra të mëdhenj. Këtë po e tregon edhe tani në Bayern,- tha ai për zviceranen Blick.

Erdini, është vëllai tjetër 23-vjeçar, i cili është këshilltari i Xherdanit dhe punon si menaxher. Xherdani përherë kishte një angazhim maksimal. Ai është kështu edhe sot, pa marrrë parasysh nësë është fjala për futboll apo ping-pong. Por, për shkak të kapacitetit të tij ai ka arritur ku është sot. Ai përherë dëshiron të fitojë çdo gjë. Performancat e tij me Bayernin janë shpërblim. Ai si 21 vjeçar i ka 25 paraqitje për Zvicrën më shumë, se sa kishte për të gjitha kategoritë e reja të përfaqësueses,- tha ai.

Medina, është motra 13 vjeçare. Jam më e vogla në familje dhe i dua të tre vëllezërit shumë. Më vjen keq që nuk e shoh shpesh Xherdanin, por unë jam tifozja e tij më e madhe dhe shpresoj se ai do të arrijë edhe shumë më tepër në karrierë. Ne jemi shumë krenar për ty.

Hyseni është babai i tij. Kemi kaluar nëpër kohë të vështira gjatë jetës tonë, si të pasur dhe të varfër. Djemtë i kam përkrahur përherë në futboll. Fëmijët e mi nuk kanë lindur me lugë të argjendta dhe Xherdani e di këtë, kjo na ka bërë më të fortë. Por, ai ka një inati në lojë, për fat të keq. Kjo e bënë atë të posaçëm.

Fatimja është nëna e Xherdanit. Xherdani përherë e pëlqen ushqimin tim. Ka pak gjëra që nuk i dëshiron në jetë, atij i pëlqejnë posaçërisht specialitetet e kuzhinës shqiptare. Tani nuk mund të bëjë shumë ushqim për të, për shkak se jeton në Mynih. Pas çdo ndeshje ai na merr në telefon të shtëpisë. Për mua nuk është shumë me rëndësi nëse fiton, me rëndësi është që gjërat të shkojnë mirë

Sadiku mposht Bashën nëkampionat

Mesfushori kosovar Vullnet Basha ka qenë titullar te Sioni që pësoi humbjen në shtëpi nga Thuni me rezultatin 1:0. Basha u zëvendësua në minutën e 90-të, kurse sulmuesi shqiptar Berat Sadiku te Thuni u inkuadrua në minutën e 82-të.

Ndërkohë te Luzerni që në udhëtim u mposht nga Lausanne me rezultatin 3:0, titullar ishin mesfushorët shqiptarë, Pajtim Kasami e Jahmir Hyka, kurse Hekuran Kryeziu u inkuadrua në minutën e 46-të. Të dyja ndeshjet u zhvilluan të shtunën dhe i kanë takuar xhiros së 34-t në Superligën zvicerane.

Shkodrani Salihi, sërish në gol

Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka shënuar një gol te skuadra kineze, Jiangsu Sainty, që në udhëtim barazoi ndaj Liaoningut me rezultatin 1:1. Salihi golin e epërsisë për Saintyn e shënoi në minutën e shtatë, por në minutën e 24-t shifrat u barazuan në 1:1, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi i zhvilluar të shtunën në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit kinez. Salihi 29-vjeçar ka shënuar pesë gola këtë edicion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›