E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ndalon fjalimin kur thërret ezani

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka ndaluar fjalimin e tij gjatë thirrjes së ezanit.

Gjatë një takimi në Shkodër, disa sekonda pasi Berisha nisi fjalën hapëse të takimit, u dëgjua zëri i muezinit të qytetit.
Berisha që sapo kishte nisur të flasë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ka bërë një pauzë prej rreth dy minutash, derisa muezini i xhamisë ka përfunduar ezanin, pasi takimi me gazetarët përkonte me orarin e faljes së besimtarëve myslimanë.

Vetëm pas përfundimit të thirrjes, Berisha ka vijuar bashkëbisedimin me gazetarët /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›