Kush do të jetë trajner i ri i Barcelonës?

"Indeksonline" vazhdon të ju sjell lajmet më në kohë nga bota sportive. Pak minuta pas konfirmimit të largimit të Tito Vilanovas nga posti i trajnerit të Barcelonës, menjëherë kanë filluar zërat për pasuesin e tij.
Kush do të jetë trajner i ri i Barcelonës?
Dilema është mes tre trajnerëve. Marcelo Bielsa është një nga emrat që mund të pasoi Vilanovën. Trajneri i Athletico Bilbaos gëzon respekt nga stafi i Barcelonës.
Trajneri i Barcelona B, Sacristan është poashtu një nga emrat e mundshëm. Kandidaturë serioze mund të jetë edhe ajo e asistentit të fundit të Vilanovës, Rubi.
Rubi para pak ditësh braktisi skuadrën e Gironës ku ishte trajner duke u bërë asistent i Vilanovës.
Megjithatë konferenca e sotme e Rosell mund të largoi të gjitha dilemat.
Tito Vilanovas thuhet se i është rikthyer gjëndra kancerogjene dhe se nuk mund të jetë më në këtë detyrë./Indeksonline/