Villas Boas thërret Barcën, edhe Rodgers në listë!

Vazhdojnë spekulimet në mediat katalonase se kush do të pasoj Tito Vilanovën te Barcelona. Sipas lajmeve të fundit, Andres Villas Boas ka qenë i pari që e ka telefonuar skuadrën e Barcelonës.
Trajneri i Tottenhamit ka shprehur dëshirën e tij për të qenë trajner i Barcelonës.
Sandro Rosell në listë e ka futur edhe trajnerin e Liverpoolit, Brendan Rodgers.
Rosell i ka propozuar Zubizarretas trajnerin Rodgers për faktin se i pëlqen puna e tij me të rinjë dhe stili i tij i lojës që aplikon./Indeksonline/