E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush do te votoje pro mocionit

Pervec AKR-se si nismetare e mocionit te votebesimit te qeverise partite e tjera nuk kane shprehur qendrim te qarte nese do te votojne pro ose kunder ketij mocioni qe hidhet ne votim te marten. Partia ne pushtet PDK-ja ka thene se mocioni nuk eshte i drejtuar kunder askujt nderkohe qe LDK-ja AAK-ja e LDD-ja jane shprehur kunder tekstit te mocionit por kane qendrime te kunderta ne lidhje me votimin e se martes. Dy dite para se te hidhet per votim ne Kuvendin e Kosoves partite parlamentare nuk kane qendrim te prere ndaj mocionit te votebesimit te qeverise. E hena pritet te jete dita sqaruese pasi do te merret qendrim ne organet drejtuese te partive perkatese. Sidoqofte partite parlamentare qendrimet e tyre parimore ndaj mocionit te iniciuar nga Aleanca Kosova e Re i kane paraqitur edhe te dielen.

Partia Demokratike e Kosoves ne nje deklarate politike ka thene se mocioni nuk eshte i drejtuar kunder askujt e as kunder qeverise. Zedhenesi Blerand Stavileci ka thene se PDK-ja e sheh mocionin si nje nga rrugedaljet nga kriza e krijuar institucionale sic eshte shprehur pa vullnetin e saj. Por Stavileci nuk ka saktesuar nese deputetet do te votojne pro mocionit te marten. Tashme mocioni eshte nje pike e rendit te dites. Sot po shprehim qendrimin tone megjithate ne momentin oportun pas konsultave me te gjithe edhe njehere ne do te japim qendrimin tone te prere - ka thene ne nje konference per gazetare zedhenesi i PDK-se Blerand Stavileci.

Ne tekstin e mocionit nder te tjera thuhet se kriza institucionale e shkaktuar pas vendimit te Gjykates Kushtetuese ku ka konstatuar shkelje serioze te Kushtetutes nga ana e presidentit qe ka rezultuar me doreheqje te presidentit dhe pas terheqjes se Lidhjes Demokratike te Kosoves nga koalicioni qeveritar rrezikon te derivoje me krize te pergjithshme institucionale ne vend. Ky formulim ka shkaktuar pakenaqesi te Lidhja Demokratike e Kosoves. Shefi i Grupit Parlamentar te LDK-se Ismet Beqiri nuk e ka perjashtuar mundesine e mos-votimit te mocionit. Ne nje prononcim per radion Evropa e Lire Beqiri ka thene se Kryesia e LDK-se do ta thote fjalen e fundit.

Kryesia e LDK-se neser do te marre qendrim dhe ne pastaj permes Grupit Parlamentar do ta artikulojme. Per ne permbajtja e mocionit eshte e papranueshme sepse formulimi i tille kemi pershtypjen se eshte bere per qejf te dikujt ne kete rast per deshire te PDK-se. Kemi pershtypjen qe eshte bere kesisoj qe te mos lendohet PDK-ja dhe Qeveria ajo qe ka mbetur e normalisht te akuzohet LDK-ja. Une nuk dua te paragjykoj por nuk besoj se ne mund ta perkrahim si te tille. Por megjithate merr vendim LDK-ja kryesia qendrore - ka theksuar Beqiri.

Kunder permbajtjes se mocionit eshte shprehur edhe partia opozitare Aleanca per Ardhmerine e Kosoves. Por shefi i grupit parlamentar Ardian Gjini nuk ka dashur te zbuloje se si do te votojne deputetet e AAK-se te marten.

Eumlshte teper evidente qe mocioni eshte skenar i Kryeministrit Thaci ne bashkepunim me disa parti tjera konkretisht me nje parti tjeter opozitare. Ky ka qene opsioni i vetem per te shkuar ne zgjedhje ne muajin dhjetor dhe kete opsion e kane shtyre. Ne kemi dale kunder ketij mocioni sepse teksti i mocionit nuk ka qene i denje per nje parti opozitare. Ne mendojme se diten e marte kur do te diskutohet per mocionin do te fillojne te shpalosen edhe ceshtjet tjera - ka deklaruar Gjini per radion Evropa e Lire.

Partia tjeter opozitare Lidhja Demokratike e Dardanise ka lene te kuptohet se do te votoje pro mocionit te votebesimit te Qeverise ne seancen e se martes te Kuvendit te Kosoves. Megjithate deputetja Besa Gaxherri ka sqaruar se vendimi do te merret pas konsultave te partise qe do te mbahen te henen.

LDD-ja edhe neser do te kete takimin e vet me strukturat e partise kryesisht me Kryesine e LDD-se dhe do te marre ndoshta nje qendrim me zyrtar dhe me te prere. Megjithate LDD ka qene per te ngritur mocion per ta larguar kete qeveri me nje keqqeverisje nga vendi por realisht LDD-ja nuk eshte pajtuar me preambulen e tekstit qe eshte formuluar per mocionin. Tash eshte nje realitet tjeter dhe LDD-ja nuk eshte parti e cila bie ne kundershtim me veprimet dhe deklarimet e veta - ka sqaruar Gaxherri. Aleanca Kosova e Re e cila mblodhi 40 nenshkrimet per te paraqitur mocionin ne Kuvend ka hedhur poshte kritikat qe po behen ne adrese te saj nga disa subjekte politike. Shefi i Grupit Parlamentar te ketij subjekti Ibrahim Makolli ka perseritur se synim i AKR-se ka qene perfundimi sa me i shpejte i krizes.

Per ne nuk ka qene me rendesi se kush do te ndihej keq nga teksti i mocionit. Nese dikujt nuk i ka ardhur keq qe ta le vendin ne gjendje te tille pa institucione atehere ne me se paku kemi pasur problemin se kush dhe si mund ta ndieje veten. Kete ceshtjen e arsyetimit te mocionit e marr si pretekst te disa prej partive politike per te pasur nje vije krejt ndryshe nga ajo qe paraqitet. Vendi eshte ne krize institucionale dhe deshirojme qe kjo krize te perfundoje sa me shpejt - ka thene per radion Evropa e Lire Ibrahim Makolli. Per miratimin e mocionit duhen 61 vota te deputeteve me ane te se cilave Qeveria do te konsiderohej ne doreheqje kurse Kuvendi do te shperndahej. Nje situate e tille do te shtynte ushtruesin e detyres se presidentit Jakup Krasniqi qe ne nje afat jo me shpejt se 30 dhe jo me larg se 45 dite ti caktoje zgjedhjet e jashtezakonshme ne Kosove.

Pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga posti i Presidentit Krasniqi caktoi 13 shkurtin si date te zgjedhjeve te parakohshme. Por ne rast te kalimit te mocionit zgjedhjet do te mbahen ne muajin dhjetor.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›